Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > Bota e femrave
Home Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari
 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 12.06.2012 12:40
EUNACAL EUNACAL ist offline
 
regjistruar: 03.02.2011
postime: 7
Standart Studim mbi tregun e punėsimit nė Shqipėri

Tė dhėnat mė tė fundit nga INSTAT tregojnė se “Numri mesatar i tė punėsuarve nė sektorin privat jo bujqėsor nė tremujorin e katėrt 2011 u rrit me 6.7 pėrqind krahasuar me tremujorin e katėrt tė vitit paraardhės” (2012). Kėto tė dhėna japin njė ide mbi prirjet e zhvillimit tė tregut tė punės duke vendosur krahasimisht treguesit e punėsimit nė sektorin shtetėror, nė atė privat jobujqėsor dhe nė atė privat bujqėsor, por nuk n’a tregojnė asgjė mbi situatėn e zhvillimit tė karrierės sė punėkėrkuesve dhe tė tė punėsuarve.

Njė studim i Institutit EUNACAL nė shkurt 2012, nė kuadėr tė tė cilit u intervistuan 4,847 persona nė tė gjithė vendin, tregon se arsyeja kryesore pėrse studentėt e universiteteve publike dhe private kanė vendosur tė ndjekin studimet universitare dhe prindėrit e tyre e kanė aspiruar njė gjė tė tillė pėr fėmijėt e tyre ėshtė pikėrisht rritja e mundėsive tė punėsimit nė tė adhmen. I njėjti studim ve nė dukje se pjesa dėrrmuese e tė rinjve qė sot ndjekin studimet nė shkollė tė mesme synojnė qė tė vijojnė studimet e larta nė degėt e fushės sė ekonomisė, arkitekturės & urbanistikės, informatikės, stomatologjisė dhe drejtėsisė. Kėto tė dhėna e bėjnė edhe mė tė nevojshėm realizimin e njė studimi tė tregut tė punės i cili tė pikasė aftėsitė pėrthithėse tė tregut tė punės ndaj tė diplomuarve tė degėve tė ndryshme.

Mungesa e tė dhėnave mbi perceptimet dhe eksperiencėn e punėkėrkuesve dhe tė punėsuarve ndaj zhvillimit tė karrierės sė tyre e bėri tė nevojshme qė Instituti EUNACAL, Njoftime.com & Market Consulting dhe kompania the HeadHunter tė ndėrmarrin njė studim mbi tregun e punėsimit nė Shqipėri i cili synon tė hulumtojė mbi perceptimet dhe eksperiencat e punėkėrkuesve dhe tė tė punėsuarve ndaj lehtėsisė sė gjetjes sė njė vendi pune ēfarėdo ose nė profesionin e tyre, nivelin faktik tė pagave neto, vleresimi i punėdhėnėsve ndaj njė sėrė karakteristikave tė kompanisė/institucionit ku punojnė si:
  • a) siguria e vendit tė punės
  • b) paga
  • c) korrektėsia nė dhėnien e pagės
  • ē) hapsirat per tė siguruar rritje nė detyrė
  • d) hapsirat per tė siguruar rritje tė pagės
  • dh) menaxhimi i burimeve njerėzore
  • e) meritokracia
  • ė) organizimi i punės
  • f) eprori direkt
  • g) drejtuesi i kompanisė/ institucionit

Gjithashtu studimi synon tė matė nivelin e tė punėsuarve qė punojnė nė profesionin e tyre dhe jashtė profesionit tė tyre, prirja pėr tė ndėrruar punė dhe arsyet qė shtyjnė nė synime tė tilla, koha e shpenzuar nė kėrkim tė njė pune dhe perceptimet e punėkėrkuesve dhe punėmarrėsve ndaj kompanive tė rekrutimit nė Shqipėri.

Pyetėsori i studimit gjendet online dhe mund tė plotėsohet lehtėsisht nga kushdo. Nėse jeni i interesuar tė plotėsoni pyetėsorin online tė kėtij studimi mjafton tė shkoni nė http://www.eunacal.org/studim.

Pėrgjigjet e dhėna janė tėrėsisht konfidenciale dhe rezultatet e kėtij studimi do publikohen nė fund tė muajit Prill 2012 nė www.eunacal.org.
Referencat
INSTAT. (2012). Forcat e punės tremujori i katėrt 2011. Tiranė: Retrieved from http://www.instat.gov.al
__________________



Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"