• Tirane, ofrojme Kurs 3-mujor për drejtues emisionesh televizivë

Nëse dëshiron një karrierë televizive, një kurs 3-mujor ku mëson gjithçka mbi produksionet televizive është fillimi i duhur. Të përzgjedhurit duhet të kenë paraqitje të mirë, të folur të rrjedhshme, njohuri të mira mbi kompjuterin, si dhe të njohin mjaftueshëm anglishten ose italishten. Mosha nga 16 deri 25 vjeç. Kursi përmbledh eksperiencë praktike dhe leksione teorike mbi përgatitjen e një emisioni televiziv, parimet bazë të fotografisë, kamerave, montazhit dhe regjisë televizive. Praktika do të bëhet në tre emisione ku studenti do të udhëhiqet të ndërtojë vetë programin, skenarin, si dhe do të drejtojë pjesërisht emisionin, bashkë me drejtuesin profesionist të emisionit. Emisioni ku do të praktikohen shfaqet aktualisht në një nga platformat më të mëdha televizive.

Dërgoni një CV të plotë dhe një fotografi trup, me rezolucion të mirë, në:
info@radicalmultimedia.com
 


Contact
Back
Top