• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Aluflor eshte nje kompani me aktivitet ne fushen e ndertimit me ekspertize ne konceptimin, projektimin, perpunimin dhe ndertimin e fasadave te jashtme te objekteve duke ofruar nje portofol te plote te te gjitha llojeve te fasadave te xhamit, fasadave te ventiluara me material natyrore, fasadave te ventiluara me pllake qeramike, fasadave te ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave te blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve te avancuara te dritareve dhe dyerve komplekse etj.
Produktet e Aluflor, qe nga koncepti, perzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, perpunimi dhe instalimi ne objekt kane fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive te avancuara ne ndertim me qellim eficensen e larte ne kursimin e energjise ne ndertesa dhe çertifikimin sipas standarteve me te larta te eficenses dhe mbrojtjes se mjedisit.
Ne bashkepunim te ngushte me partneret gjermane, Aluflor investon vazhdimisht ne permiresimin e kapaciteteve njerezore dhe teknike ne perputhje me udhezimet dhe rregulloret nderkombetare te ndertimit ne menyre qe edhe ne Shqiperi te kemi ndertesa te standarteve me te larta Boterore.
Kompania ALUFLOR kerkon te punesoje nje :

Menaxher Shitjesh

Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:


- Te kete perfunduar arsimin e larte per Marketing,Inxhinieri, Informatike Ekonomike, Administrim biznesi
- Te kete eksperience 2-3 vite ne kete fushe
- Njohje shume e mire e gjuhes angleze .
- Aftesi shume te mira komunikimi .
- Aftesi per te punuar ne grup .


Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:

-Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
-Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise.
-Te karakterizohet nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia
-Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
-Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise
-Te ruaje konfidencialitetin
-Aplikimi me foto eshte i detyrueshem

Kandidatet e interesuar te dergojne CV-ne duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne ne adresen e E-mail: recruit@aluflor.com
Nr. Celular: 0674041209
Adresa: Rr "Xhanfize Keko", ish-Profarma, Kati 2, Porcelan, Tirane.
 


Apply WhatsApp
Back
Top