• Tirane, ofroj vend pune Personel Sigurimi i Brendshem

Profili i kompanisë:

Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme si dhe shërbimeve operative në to. Eshtë kompania menaxhuese e Qendrave Tregtare TEG & QTU si dhe një serie kompleksesh & rezidencash luksoze.


ACREM shpk
kërkon të punësoj
: Personel për Sigurimin e Brendshëm



Përshkrimi i Pozicionit të Punës.

Eshte pergjegjes per kryerjen e vezhgimeve neterren ne funksion te sigurimit te ambjenteve te qendres tregtare per te garantuar qetesi dhe siguri per klientet gjate kohes se qendrimit ne njesite tregtare apo njesite e tjera te biznesit.


Detyrat dhe përgjegjësitë

- Kryen survejimin ne terren te ambjenteve te perbashketa, dyqaneve, zonave te sherbimeve, zyrave ne respektim te rregullores te vendosur nga dep. i sigurise apo menaxhimi injesise dhe kryen raportimet orare/ditore per shkeljet perkatesenese do te kete.

- Survejon per mirefunksionimin e pergjithshem te njesise/ dyqaneve/ zyrave etj dhe raporton rast pas rasti sipas kerkesave te supervizoreve apo menaxhimit.

- Pikasraste te vecanta te klienteve qe shfaqin sjellje problematike duke vene ne dijeni menjehere supervizoret apo menaxheret.

- Raporton menjehere veprimet që bien ndesh me ligjin apo rregulloren e brendshme të qendrës

- Bashkepunon ne ekip per kryerjen e detyrave dhe mbarevajtjen e sigurise se brendshme te ambjentit



Kërkesa dhe kualifikime

- Të ketë kualifikime përkatëse ne këtë fushë dhe një experiencë pune jo më pak se 3 vite (ne privat apo shtet)
- Arsimi i lartë në këtë fushë përbën avantazh
- Mosha e preferuar 30-45 vjec
- Aftësi të mira të lidershipit dhe menaxhimtë grupit
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion
- Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh



Mbyllja e aplikimeve në dt. 15.06.2020
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV- të në adresën tonë elektronike:

[B][FONT=Arial Narrow][COLOR=blue]hr@acrem.al[/COLOR][/FONT][/B]
duke specifikuar në subjekt se aplikojnë për këtë pozicion.

Ju bëjmë me dije se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top