• Tirane, ofroj vend pune Menaxher per trajnimet dhe zhvillimin profesional

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

Pozicioni:
Menaxher per trajnimet dhe zhvillimin profesional
Ne varesi te:
Drejtorit dhe Zv. Drejtorit Ekzekutiv
Institucioni:
Shoqata Ujesjelles Kanalizime e Shqiperise

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise është një grupim profesional, jo fitimprurës, e cila ka për synim përmirësimin e menaxhimit të sektorit Ujësjellës Kanalizime, duke e bërë atë eficient, të qëndrueshëm dhe me efikasitet të lartë, në përputhje me Rregullat dhe Legjislacionin Shqiptar në fuqi.


Shoqata e ben te mundur kete nepermjet trajnimeve te ndryshme per anetaret e saj, zhvillimit te programeve dhe projekteve te ndryshme, organizimit te Konferences dhe Ekspozites Kombetare te Sektorit te ujit ne Shqiperi, etj. Ne 10 vjet aktivitet, Shoqata ka fituar besimin dhe respektin e qeverise dhe komunitetit te donatoreve ne Shqipëri, si një organizate qe ka punuar intensivisht për te përfaqësuar interesat e kompanive te furnizimit me ujë dhe kanalizimeve ne Shqipëri. Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise luan sot rolin e liderit per sektorin e ujit ne rajonin e Ballkanit Perendimor, dhe eshte njekohesisht anetare me te drejta te plota e Shoqates Europiane te Ujit (EWA) si dhe Shoqates Nderkombetare te Ujit (IWA).


Pershkrimi i punes:

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise eshte duke kerkuar per te punesuar nje person me kohe te plote ne pozicionin e Menaxherit per trajnimet dhe zhvillimin profesional i cili do te permbushe detyrat e meposhtme:

· Vezhgimi i vazhdueshem me qellim vleresimin e nevojave per trajnim per anetaret e shoqates
· Zhvillimi dhe perditesimi ne menyre periodike I programeve te trajnimit te shoqates
· Pergatitja dhe zhvillimi i kurseve te trajnimit te ofruara nga shoqata
· Mbajtja e lidhjeve me shoqatat dhe insitucionet e tjera partnere me qellim zhvillimin e mundesive per trajnime per anetaret
· Organizimi dhe zhvillimi i gjithe kurseve te trajnimit te shoqates
· Zhvillimi dhe menaxhimi i programit teknik te konferences vjetore te shoqates dhe workshopeve te vecante
· Menaxhimi i botimeve te ndryshme te shoqates dhe shitjes se tyre
· Menaxhimi i bibliotekes se shoqates
· Mbajtja e te dhenave per gjithe personat qe marrin pjese ne trajnimet e shoqates

Kerkesat e pozicionit te punes:


  • Diplome universitare e preferueshme ne menaxhim te burimeve njerezore. Sidoqofte, kandidatet me background tjeter profesional por me eksperience ne fushen e trajnimeve jane te mirepritur te aplikojne gjithashtu.
  • Te kete eksperience pune mbi 3 vjet, e preferueshme ne trajnime;
  • Te zoteroje ne menyre shume te mire gjuhen angleze (te folur dhe te shkruar);
  • Te zoteroje aftesi ne perdorimin e programeve baze kompjuterike si Word, Excel, Outlook.
  • Te zoteroje aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup.
Personat e interesuar duhet te dergojne CV e tyre ne shqip dhe anglisht ne adresen info@shukalb.com, jo me vone se data 25 Mars 2011.

Shoqata Ujesjelles Kanalizime e Shqiperise

Rruga "Pjeter Bogdani", Pall. "Teuta", Ap. 5/4
Tirane, Shqiperi
Tel/Fax: (+355/4) 2245 101
e-mail: info@shukalb.com
Web: www.shukalb.com
 


Apply
Back
Top