Rezi

Staff member
  • AL, Turneu europian i Eurobiker me Motorcikleta per Shqiperi 26 Maj - 2 Qershor



Turneu-Miqesor i 5. Nderkombetar i EUROBIKER, EURO TOUR 2007 do te mbaje Moton:
„Per shtate Dite neper 7 Shtete permes shtate Kufijve(..)“

EUROBIKER Deutschland me afro 100 Motora do te marrin rrugen nga Villach i Austrise
nepermjet Sllovenise per ne Kroaci e me pas ne Malin e Zi.
Nga Mal i Zi permes grykave te Ballkanit do te mberrijne ne Vendin e Skipetareve!
Ata do te vizitojne "te panjohuren" Shqiperi dhe do te dhurojne ndihmat e mbledhura.

Bild4.jpg


Motociklistat me kete gjest i kushtojne edhe njehere vemendje Problemeve me te veshtira te Vendeve fqinje jo shume larg nesh.
Programi i ndihmave do te perkrahe Femijet dhe te Semuret ne vecanti si edhe Ndihmesat dhe Institucionet e tyre, pa marre
parasysh perkatesine fetare apo etnike.

Pas nje Stacioni te pare ne Kryeqytetin shqiptar Tirana, udhetimi do te vazhdoje me tej permes nje natyre teper piktoreske
mbi qafen e Kerrabes per ne liqenin e Ohrit, i cili eshte shpallur TRASHGIMNI NATYRORE e UNESCOS.
Permes rruges se lashte Via Egnatia, udhetimi do te vazhdoje me tej per ne Bregun e Mesdheut. Pas nje nate ne Vlore do te vazhdohet me tej
per ne Greqi. Me pas nga Igoumenitsa kthimi do te behet me traget per Venezia.


2004_01.jpg


EUROBIKER Deutschland lidhin me ane te dy rrotave Vendet-EU „te reja“ Austrine dhe Sllovenine me Vendet Kandidate-EU Kroacine, Malin e Zi dhe Shqiperine
me Vendet-EU „te vjetra“ Greqine dhe Italine.

shkodra_drini_1.jpg


Ky do te jete edhe Programi i tyre per ato dite ne Shqiperi:



E MARTE, 29. Maj 2007
Ulqin – Shkoder – Kruje – Tirana
4. Etapa ditore 170 Kilometer
Kalim kufijsh: Mal i Zi - Shqiperi
8.00 Nisja nga Ulqini
8.30/9.30 Kalimi i kufirit per ne Shqiperi 25 km
Udhetim se bashku me motorista shqiptare
10.00 Shkoder​
Misioni CHARITY Don Bosco per Spitalin e Shkodres 50 km

11.30 Vizite e Kalase se Rozafes
13.00 Dreka ne liqenin e Shkodres
14.30 Udhetim me tej 50 km
17.00 Xhiro ne Kolone me motora mespermes Tiranes 170 km
Vendosja e motorave ne sheshin Skenderbej
Pritja + Pershendetja permes Perfaqesuesve
Te Bashkise se Tiranes dhe Shtetit te Shqiperise
Dorezimi i ndihmave MISIONIT DON-BOSCO
18.00 Checkin ne Hotel
19.30 Transferim me Autobuze per ne VILLA TOSCANA
20.00 EUROBIKER-FESTE me ftese te LIQUI MOLY dhe Amos Dojaka
ne VILLA TOSCANA
E MERKURE, 30. Maj 2007
3
Tirana – Vlore
4. Etapa ditore maks. 340 Kilometer
Alternativa 1:​
Tirane – liqeni i Ohrit - Vlore

8.00 Nisja nga Tirana per Qafe Krrabe dhe Elbasan
11.00 Pogradec – liqeni i Ohrit 130 km
Ohri eshte nje nga liqenet me te vjeter dhe me te thelle te Botes
TRASHGIMNINATYRORE e UNESCO, Takim informativ dhe Dreka
13.00 Kthimi per Elbasan, me tej per Fier – Vlore
18:00 Vlore CHARITY per Spitalin e Vlores 340 km
19.00 Vlore, Checkin ne Hotel
Alternativa 2:​
Tirane - Lushnje - Berat - Vlore

8.00 Nisja nga Tirana per Qafe Krrabe
12:00 Dreka ne Berat 130 km
13:00 Vizite e "Qytetit te 1000 Dritareve"
14:30 Udhetim me tej
16.00 Fier APOLLONIA Vizite e qytetit antik 170 km
17:00 Udhetim me tej
18:00 Vlore, CHARITY per Spitalin e Vlores 210 km
19.00 Vlore, Checkin ne Hotel
Alternativa 3:​
Tirane - Durres - Fier - Vlore

8.00 Nisja nga Tirana
10:00 Shplodhje ne det ne jug te Durresit 40 km
13:00 Udhetim me tej
15.00 Fier APOLLONIA Vizite e qytetit antik 110 km
17:00 Udhetim me tej
18:00 Vlore, CHARITY per Spitalin e Vlores 150 km
19.00 Vlore, Checkin ne Hotel
E ENJTE, 31. Maj 2007
Vlore – Sarande - Butrint – Igoumenitsa
5. Etapa ditore 170 Kilometer
Kalim kufijsh: Shqiperi – Greqi
8.00 Nisja nga Vlora, udhetim pergjate vijes bregdetare, Riviera
14.00 Butrint 130 km
Pritje dhe feste kulturore, Vizite e qytetit antik te Butrinit
TRASHGIMNIKULTURORE e UNESCO
16:30 Udhetim me tej
17.30/18.30 Kalimi i kufirit me Greqine ne Konispol 150 km
19.00 Igoumenitsa Checkin ne Hotel 170 km




Ky turne do te kete edhe nje Perfaqesues nga Tirana si edhe nga Shoqata "Shqiponjat e Rrugëve".
Per Informacione te metejshme mund te kontaktoni me
Rezin
 
  • AL, Turneu europian i Eurobiker me Motorcikleta per Shqiperi 26 Maj - 2 Qershor

Patronazhi dhe Perkrahja e Turneut per ne Shqiperi 2007

dr_angela_merkel.jpg


Dr. Angela Merkel
Deutsche Bundeskanzlerin
Presidente e Keshillit-EU 2007
Patrone dhe Perkrahese e Turneut
per ne Shqiperi 2007
Letra pershendetese e saj

Pershendetja e Bundeskancelares Dr. Angela Merkel
per EURO-TOUR 2007

Eshte nje gezim i madh per mua, te marre persiper Patronazhin
e EURO-TOUR 2007. Me kenaqesi perkrah qellimet e Eurobiker-ave,
te cilet angazhohen ne menyre shembullore jo vetem per Integracionin
europian dhe Mirekuptimin midis popujve, por edhe per
Kerkesat sociale ne Europe.

Me gjithe kuptimin e fjales "udhetojne e perjetojne" Eurobiker
nen Moton: "Mobiliteti mposhte kufijte dhe lidh Kulturat"
nje Kontinent, i cili pas dy lufterash te tmerrshme dhe renies
se perdes se hekurt, po rritet se bashku.

Destinacioni i EURO-TOUR sivjet eshte Shqiperia - nje vend ne Europe,
ku procesin e hapjes dhe reformave te saj qeveria federative e perkrah
me gjithe forcen. Me Projektet e tyre sociale Eurobiker japin gjithashtu
nje kontribut te rendesishem ne zhvillimin gjithnje ne rritje te Shqiperise.

Pjesmarresve ju uroj nje udhetim te suksesshem me takime sa me te shumta
gjate rruges ne realizimin e qellimit.

sanader.gif


Dr. Ivo Sanader
Kryeministri i Kroacise
Patron dhe Perkrahes i Turneut
per ne Shqiperi 2007

berisha.gif


Prof. Dr. Sali Berisha
Kryeministri i Shqiperise
Patron dhe Perkrahes i Turneut
per ne Shqiperi 2007
 
  • AL, Turneu europian i Eurobiker me Motorcikleta per Shqiperi 26 Maj - 2 Qershor

(Marre nga gazetastart.com)

http://gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqpopup&id=10973


Pas gares se mirenjohur te makinave lluksoze Rally Gumball 3000, Shqiperise i ofrohet nje tjeter gare prestigjoze. Presidenti i klubit nderkombetar “EuroBiker” Andreas Kimmel dhe drejtuesi i deges finlandeze te ketij klubi Risto Tahtinen, i kane drejtuar nje leter Kryeministrit Berisha, ku e vene ne dijeni se gara nderkombetare e ketij turi te mirenjohur qe kalon ne nje numer vendesh europiane, sivjet do te kaloje edhe ne Shqiperi. Gara nderkombetare “EuroTour” organizohet sivjet per te pesten here, me moton: “Levizja e lire lidh kulturat”. Pjesmarresit e shumte jane njerez te spikatur nga fusha te politikes, artit, kultures, biznesit, modes dhe sportit. Vitet e meparshme gara ka levizur nga Viena drejt Ukraines (2006), Rumanise (2005), Bosnja (2004), Rusi (2003). Gjate kalimit sivjet ne Shqiperi pjesmarresit e gares do te vizitojne qytetet dhe qendrat historike me te rendesishme. Fondet e mbledhura per qellime bamiresie te “EuroTour” do te jepen donacione bamiresie per misionin Don Bosco ne Tirane dhe per spitalet ne Shkoder dhe Vlore.
Gara e cila ka nje pjesmarrje te gjere, vitet e meparshme eshte organizuar nen patronatin e personaliteteve, si: Wolfgang Schüssel, Olli Rehn, Romano Prodi, etj. Sivjet gara organizohet nen kujdesin e Kancelares Gjermane dhe Presidentes aktuale te BE-se, Angela Merkel; te Kryeministrit te Kroacise Ivo Sanader; dhe Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha.
Gara “EuroTour” sivjet organizohet nga data 25 Maj – 02 Qershor 2007. Ajo niset nga Austria, dhe kalon neper Slloveni, Kroaci, Mal te Zi, Shqiperi, Greqi, Itali, etj. Gara do te hyje ne Shqiperi ne datat 29-31 maj 2007 ne itenerarin e meposhtem:
29 Maj 2007:
(i). Hyrje nga pika kufitare Murriqan per ne Shkoder ora 9.30
(ii). Mberritje ne Shkoder ora 10.00, perfshi vizite ne kalane e Rozafes dhe bamiresi ne spitalin lokal.
(iii). Mberritje ne Tirane rreth ores 17.00, perfshi takim me Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Kultures Ylli Pango, si dhe bamiresi ne Qendren Don Bosco.
30 Maj 2007:
(i). Nisje nga Tirana rreth ores 08.00, mberritje ne Berati rreth ores 12.00 perfshi vizite ne kala.
(ii). Nga Berati ne Fier/Apoloni (mberritje rreth ores 15.00)
(iii). Nga Fieri ne Vlore rreth ores 18.00, perfshi levizje ne qytet, dhe bamiresi ne spitalin lokal.
(iv). Tur alternativ per disa pjesmarres:
Tirane 08.00 – Pogradec 12.00 – Vlore 18.00.
31 Maj 2007:
(i). Nisja nga Vlora 09.00, drejt Sarandes.
(ii). Vizite ne Butrint 15.00.
(iii). Nisja me Igumenice, Greqi.
Gara “EuroTour”, ashtu si edhe “Gumball 3000”, do te shoqerohen nga mediat nderkombetare te cilat bashke me pjesmarresit do te behen se shpejti ambasadoret me te mire te Shqiperise dhe potencialeve kulturore, historike dhe turistike.
Prezenca e këtyre evenimenteve ne Shqipëri, dëshmon edhe një here për imazhin ne rritje te vendit ne planin nderkombetar. Ajo është indikator rritjeje për stabilitetin politik dhe social si pasoje e përmirësimeve te ndjeshme ne ekonomi, infrastrukture dhe potencialeve turistike gjithnjë e me atraktive, te cilat çdo vit e me shume po rikthejnë përsëri normalitetin dhe zhvillimin ne ketë vend.

07/04/2007 12:31
 
  • AL, Turneu europian i Eurobiker me Motorcikleta per Shqiperi 26 Maj - 2 Qershor

Lutje per ndihme >> Transport i ndihmave per Shqiperi

Hermann_06.jpg


Te dashur Eurobiker dhe miq,

koha po kalon, pergatitja e Eurotour-it tone te 5. po ecen me shpejtesi. Broshura jone eshte gati, printimi i saj po ndodh ne keto momente dhe do tju dergohet me poste. Shume hollesira gjenden ne fazen perfundimtare, por ne pergjithesi cdo gje po ecen sipas planit. Mbi 90 pjesmarres jane regjistruar.
Patronazhi kete vit merret persiper nga kancelarja jone Merkel si presidente e Keshillit te EU-s, nga Kryeministri kroat Sanader si edhe nga Kryeministri shqiptar.

Planifikojme qe ne Aktivitetin e Hapjes me date 25.5. ne ora 10.00 ne sheshin Marktplatz ne Wiesbaden, ku jane te ftuar Eurobiker dhe miqte e tyre, te jene prezente perfaqesues nga Politika, Media dhe jeta publike. Aty do te jene edhe sipas parashikimeve te 5 Trailerat e Kamioneve, qe do te transportojne materialet tona te ndihmave per ne Shqiperi. Vecanerisht do te jete edhe trupa eskortuese motoriste e Policise se Hessen-it, fakt ky qe na gezon shume. Me pas do te udhetojne ata Eurobiker, te cilet duan ta arrijne Villach nepermjet rruges 730 km e tyre deri atje, te tjeret do te nisen ne darke me trenin e makinave nga Neu-Isenburg. Diten e te nesermes do te organizohet atje Evenimenti i Nisjes nderkombetare te Eurotourit te 5-te.

Probleme ne planifikim ka persa i perket Charity-Transport. Sepse akoma nuk i kemi te 5 Kamionet LKW, gje per te cilen ju lutem te gjitheve per Ndihmen tuaj. Ne kerkojme 5 Kamione terheqes si edhe 5 Trailer (Auflieger) qe i vendosen kamjoneve persiper, ose prej Kompanive te ndryshme ose Kamjonet nga njera Kompani dhe Trailerat nga kompani tjeter. Te lutur jane sidomos Spedicionet dhe Kompani transporti mallrash, Prodhues, dhenes me qera. Nje Team prej 5 shoferesh e kemi tashme, nder ta edhe te njohur si Johann de Witt – e njohin shoferet e Cernobilit te vitit te kaluar – Fritz Kunter si edhe une vete. Na mungojne akoma te holla (para) per Realizimin, sepse do te kete Taksa per Autostrade dhe Maut si edhe kosto per Diesel dhe Tragetin. Kamjonet do te kishim deshire ti kishim pa shperblim, ne mundemi tu ofrojme Publikut reklame per Aksionin tone, ku shpresojme te fitojme per vete Televizionin e ARD-s dhe SWR-it si partnere te Medias – kjo gje do te qartesohet keto dite – Media ne print do te na shoqeroje gjithashtu. Permes Evenimentit te Nisjes ne Wiesbaden do te kemi nje efekt mediatik edhe brenda per brenda Gjermanise, dhe jo vetem pothuajse jashte shtetit, sic ka qene shpesh rasti. Ju lutem qe kete Informacion ta kuptoni si thirrje per ndihme, pas nje kerkimi te gjate nuk po na mbetet shume kohe me.

Ju lutem angazhohuni, flisni me zyrat e Informacionit te Prodhuesve, pyesni Kompanite e Kamjoneve apo atyre qe japin ato me qera.

Ju falenderoj qysh tani dhe pershendetje te perzemerta
Hermann


Dr. Hermann Munzel
Krefelder Str. 1-5
D - 28844 Weyhe
Tel. 04203 - 6089
Fax 04203 - 6021
[FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]dr.hermann.munzel@ewetel.net[/COLOR][/FONT]
www.eurobiker.de
 
  • AL, Turneu europian i Eurobiker me Motorcikleta per Shqiperi 26 Maj - 2 Qershor

"Sport e Politikë", Berisha financon garën e motorëve

Pas "Gumball 3000", Kryeministri shpreson të sjellë Merkelin​
Shqipëria është kthyer në "parajsën" e aktiviteteve motoristike. Pas "Gumball 3000", garës me makina supersportive, nga data 29 deri më 31 maj, në vendin tonë do të kalojë "Eurobiker Tour 2007", një turne bamirësie me motorë. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për multimiliarderë dhe makina luksoze, por për persona të thjeshtë, të cilët do të nisen nga Gjermania për të vizituar disa nga vendet e Ballkanit, ku Shqipëria do të jetë një nga etapat më të rëndësishme. Ashtu si për "Gumball 3000", aktiviteti nuk është bërë ende publik nga shteti shqiptar, ndonëse Kryeministri Sali Berisha figuron mes promotorëve dhe financuesve të këtij turneu.

"Eurobiker Tour 2007" është aktiviteti i cili organizohet nga një shoqatë admiruesish të motorëve, të cilët çdo vit udhëtojnë drejt vendeve të ndryshme të Evropës, duke shpërndarë donacione për shtetet në nevojë. Këtë edicion, një rol kryesor do të zërë Shqipëria dhe bukuritë e saj natyrore, pasi drejtuesit e këtij turi kanë vendosur që të kalojnë tri ditë në vendin tonë. Sipas faqes zyrtare të internetit të organizatorëve, shëtitja drejt Ballkanit me motorë do të fillojë që më 25 maj në Gjermani, por pjesëmarrësit do të prekin tokën shqiptare vetëm më 29 maj, pasi të kenë kaluar fillimisht në Austri, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Slloveni dhe Mali i Zi. Në kufirin shqiptar do të priten nga shoqata e motoristëve shqiptarë dhe padyshim edhe nga funksionarë shtetërorë, të cilët si në rastin e "Gumball 3000", kanë garantuar shoqërimin e këtij grupi në vendin tonë. Pas vizitës në Shkodër dhe në Krujë, grupi i motoristëve do të udhëtojë drejt Tiranës, për t‘u ndalur në sheshin "Skënderbeu", ku do të takojnë Kryeministrin Berisha dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Etapa e 30 majit do të jetë Tiranë-Elbasan, Pogradec, në fundin e të cilës është parashikuar vizita pranë Liqenit të Ohrit. Më pas, ata do të udhëtojnë drejt qytetit të Vlorës ku do të kalojnë edhe natën. Në ditën e fundit "shqiptare", turneu me motorë do të udhëtojë drejt Greqisë duke kaluar nga Gjirokastra, qytet në të cilin është parashikuar një tjetër ndalesë. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, organizatorët e aktivitetit do t‘u dorëzojnë disa fondacioneve humanitare në vendin tonë një shumë të mbledhur nga pjesëmarrësit dhe sponsorët, pasi ky është objektivi kryesor i turneut, përveç atij të grumbullimit të pasionuarve ndaj motorëve.

Në faqen e internetit të "Eurobikers", shfaqet edhe lista e promotorëve dhe sponsorëve të aktivitetit, ku përveç Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Kryeministrit kroat, Ivo Sanader, është edhe emri i Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Nëse në vendet e tjera kanë filluar prej muajsh përgatitjet dhe janë bërë publike të gjitha detajet e këtij turneu motoristik, në Shqipëri nuk është dhënë ende asnjë detaj dhe si zakonisht, një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në ditët e fundit.
 
Back
Top