• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Shitjesh

Marvol shpk – Casa dell’Architetto kerkon te punesoje Menaxher/e Shitjesh ne terren.
Kompani lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale arredimi për zyra, shtëpi, hotele dhe ambiente publike etj.
Marvol shpk është duke kërkuar një menaxher shitjesh si më poshte

Detyrat dhe përgjegjësitë :

1. Te identifikoje klientë të rinj për kompaninë.
2. Prezanton në mënyrë profesionale produktet të cilat trajtohen në portofolin e tij të shitjes tek studiot e arkitekteve.
3. Identifikon nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet.
4. Informon departamentin e shitjes për tregun e produkteve qe menaxhon.


Kualifikime :

- Të zotërojë kualifikime universitare në fushën e menaxhimit të biznesit, shitjeve ose marketingut.
- Të ketë grumbulluar të paktën 3 vjet përvojë ne pune te ngjashme.
- Të jetë i i rregullt, serioz, i shkathët, ambicioz dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale.

Paga :
Eshtë e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit. Përveç pagës, ofrohen stimuj financiarë bazuar mbi rezultatet në shitje.
Te interesuarit te dergojne CV me foto ne adresen e e-mail: info@marvolshpk-al.com
Kandidatet qe do te perzgjidhen do te njoftohen per interviste.

Marvol shpk - Casa dell'Architetto
Rr. Andon Z. Cajupi 10 tek Conad, Tirane Re
www.marvolshpk-al.com
info@marvolshpk-al.com
 


Apply
Back
Top