• Tirane, ofrohen dy vende pune te poziconit Menaxher

NJOFTIM PER DY VENDE TE LIRA PUNE

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise është një grupim profesional, jo fitimprurës; që ka si synim përmirësimin e menaxhimit të sektorit Ujësjellës Kanalizime, duke e bërë atë eficient, të qëndrueshëm dhe me efikasitet të lartë, në përputhje me Rregullat dhe Legjislacionin Shqiptar në fuqi.

Shoqata e ben te mundur kete nepermjet trajnimeve te ndryshme per anetaret e saj, zhvillimit te programeve dhe projekteve te ndryshme, organizimit te Konferences dhe Ekspozites Kombetare te Sektorit te ujit ne Shqiperi, etj. Ndonese nje shoqate e re (ky vit shenon 10 vjetorin), fale punes dhe kontributit te saj, shoqata ka fituar besimin dhe respektin e qeverise dhe komunitetit te donatoreve ne Shqipëri, si një organizate qe ka punuar intensivisht për te përfaqësuar interesat e kompanive te furnizimit me ujë dhe kanalizimeve ne Shqipëri. Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise luan sot rolin e liderit per sektorin e ujit ne rajonin e Ballkanit Perendimor, dhe eshte njekohesisht anetare me te drejta te plota e Shoqates Europiane te Ujit (EWA).


Pozicioni: Menaxher per sherbimet ndaj anetareve dhe administrates
Ne varesi te: Drejtorit dhe Zv. Drejtorit Ekzekutiv
Institucioni: Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise

Pershkrimi i punes:

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise eshte duke kerkuar per te punesuar nje person me kohe te plote ne pozicionin e Menaxherit per sherbimet ndaj anetareve dhe administrates i cili do te permbushe detyrat e meposhtme:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i programeve per te rritur numrin e anetareve ne te gjitha kategorite e anetaresimit duke perfshire shoqerite e ujesjelles kanalizimeve, sektorin publik dhe institucionet, sektorin privat;
  • Mirembajtja e gjithe dokumentaionit perkates ne lidhje me anetaresimin;
  • Pergatitja dhe publikimi i gazetes periodike te shoqates;
  • Organizimi i takimeve periodike te Bordit Drejtues te Shoqates dhe komiteteve te saj;
  • Organizimi i logjistikes se Konferences dhe Ekspozites vjetore ;
  • Zhvillimi dhe mbajtja e marredhenieve dhe kontakteve me jashte per llogari te shoqates;
  • Mirembajtja dhe administrimi i faqes se webit te shoqates;
  • Mbajtja e kontaktit me anetaret dhe sigurimi i informacioneve te ndryshme qe shoqata ve ne dispozicion per ta;
  • Mirembajtja e te ardhurave dhe shpenzimeve te shoqates dhe pergatitja e raporteve per kete qellim sipas kerkeses;
  • Mbeshtetja e Drejtorit Ekzekutiv per sa i perket ceshtjeve administrative te shoqates

Kerkesat e pozicionit te punes:

  • Diplome universitare ne gazetari, shkenca sociale, gjuhe letersi, marredhenie me publikun apo dege te tjera qe lidhen me keto.
  • Te kete eksperience pune mbi 5 vjet;
  • Duhet te zoteroje ne menyre shume te mire gjuhen angleze (te folur dhe te shkruar);
  • Duhet te kete aftesi ne perdorimin e programeve baze kompiuterike si Word, Excel, Outlook.


Pozicioni: Menaxher per trajnimet dhe zhvillimin profesional
Ne varesi te: Drejtorit dhe Zv. Drejtorit Ekzekutiv
Institucioni: Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise

Pershkrimi i punes:
Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise eshte duke kerkuar per te punesuar nje person me kohe te plote ne pozicionin e Menaxherit per trajnimet dhe zhvillimin profesional i cili do te permbushe detyrat e meposhtme:


  • Vezhgimi i vazhdueshem me qellim vleresimin e nevojave per trajnim per anetaret e shoqates
  • Zhvillimi dhe perditesimi ne menyre periodike I programeve te trajnimit te shoqates
  • Pergatitja dhe zhvillimi i kurseve te trajnimit te ofruara nga shoqata
  • Mbajtja e lidhjeve me shoqatat dhe insitucionet e tjera partnere me qellim zhvillimin e mundesive per trajnime per anetaret
  • Organizimi dhe zhvillimi i gjithe kurseve te trajnimit te shoqates
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i programit teknik te konferences vjetore te shoqates dhe workshopeve te vecante
  • Menaxhimi i botimeve te ndryshme te shoqates dhe shitjes se tyre
  • Menaxhimi i bibliotekes se shoqates
  • Mbajtja e te dhenave per gjithe personat qe marrin pjese ne trajnimet e shoqates

Kerkesat e pozicionit te punes:

  • Diplome universitare e preferueshme ne inxhinieri mjedis(trajtim uji), hidroteknike apo dege te tjera qe lidhen me keto. Gjithsesi, kandidatet me background te ndryshem nga keto te listuar jane te mirepritur te aplikojne.
  • Te kete eksperience pune mbi 5 vjet;
  • Duhet te zoteroje ne menyre shume te mire gjuhen angleze (te folur dhe te shkruar);
  • Duhet te kete aftesi ne perdorimin e programeve baze kompiuterike si Word, Excel, Outlook.

Personat e interesuar duhet te dergojne CV e tyre ne shqip dhe anglisht ne adresen info@shukalb.com, jo me vone se data
18 Qershor 2010.


Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise
Rruga "Pjeter Bogdani", Pall. "Teuta", Ap. 5/4
Tirane, Shqiperi
Tel: (+355/4) 2245 101
Fax: (+355/4) 2245 101
e-mail: info@shukalb.com
Web: www.shukalb.com
 


Apply
Back
Top