• Tirane, ofroj vend pune Operatore Back Office

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency në emër të një Klienti është duke kërkuar kandidatë energjik dhe të motivuar për rolin Operator/e Back Office.

Detyrat dhe Pergjegjësite:

  • Garanton rregjistrimin, mirëmbajtjen, plotësimin, rinovimin, rifreskimin, pasurimin, e databazës së klientëve të Kompanisë.
  • Garanton cilësinë maksimale në hedhjen dhe plotësimin e të gjitha të dhënave në bazë të kontratave dhe dokumentacioneve përkatëse duke iu përmbajtur procedurës me rigorozitet.
  • Ofron informacion, të dhëna dhe statistika, në formatet e kërkuara për nevojat e Kompanise.
  • Garanton evidentimin dhe raportimin e problematikave të ndeshura gjatë procesit të punës.
  • Ndjek funksionimin e portaleve dhe aplikacioneve për të garantuar mbarëvatjen e funksionimit të tyre online dhe të pasqyrimit të informacionit të hedhur.
  • Kontribuon për përmirësim dhe zhvillim të vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me qëllim:
    • rritjen e profesionalizmit të procesit të punës,
    • përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe konsumatorëve,
    • përmirësimin e eficencës dhe efektivitetetit personal dhe ne nivel ekipi.
Arsimimi: Preferohet diploma universitare.
Pervoja e Punes:
Përvojë të mëparshme në pozicion pune lidhur me back office dhe portale.

Aftësi te tjera:


  • Aftësi kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e platformave back office me koncept media – biznes – konsumator fundor.
  • Njohuri në marketing dhe shitje.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e një skuadre dinamike, atëhere dërgoni CV-në duke përcaktuar pozicionin për të cilin po aplikoni në: rekrutim@profesionisti.al
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 


Apply WhatsApp
Back
Top