• Jupiter print & promotions synon te rekrutoje agjente shitje b2b

JUPITER PRINT&PROMOTION,
në kuadër të rritjes së kapaciteve të shitjeve, kërkon të punësoje: Agjent/e të Shitje B2B

Përshkrimi i përgjithshëm

Agjenti i Shitjeve B2B është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes, menaxhimin e situatave të ndryshme me klientët që mbulon.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Drejton, organizon, planifikon, dhe kontrollon aktivitet e shitjeve;
Zbaton në mënyrë të sukseshme dhe permanente strategjinë e shitjeve;
Studion, njeh dhe ben raporte periodike për specifikat e tregut, të konkurrencën, etj;
Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe zgjeron portofolin e tyre;
Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
Ndjek procesin e shitjes deri në dorëzim me sukses të porosisë nga kompania;
Ndjek dhe është përgjegjës për ndjekjen e debive për klientët që mbulon;
Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit tek CEO i kompanisë;
Sipas kërkesave të punës, Agjenti i Shitjes duhet të jetë i gatshëm për të udhëtuar dhe në rrethe të largëta brenda Shqipërisë;

Kualifikimet


  • Të jetë e moshës 25 - 40 Vjeç.
  • Të ketë mbaruar patjetër arsimin e lartë, të paktën niveli bachelor.
  • Të ketë njohuri të programeve grafike për webdesign.
  • Të ketë njohuri të marketingut në mediat sociale.
  • Të ketë njohuri të tregut si të shtyshkrimeve, reklamave dhe promocionaleve.
  • Të ketë aftësi kreative për dhënien e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
  • Të jetë person me integritet, i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
  • Të ketë aftesi komunikative dhe të përballoje punën nën stres.
  • Të krijojë marrëdhenie shumë të mira me kolegët dhe eprorët.
  • Të ketë patjetër të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane. 1
  • Të ketë patjetër lejë të drejtimit të makines.

Shënime


- Ambient pune komod dhe miqësor.
- Pagë konkuruese + shpërblime sipas objektivave.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: hr@jupiter.al
Cel. : +355 68 20 45 535 T
ë dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.




Cel. : +355602045535
 


Apply WhatsApp
Back
Top