• Fier, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh ( Zona e Jugut)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh (për Zonën e Jugut të Shqipërisë) për klientin e saj, i cili është kompani lider në botë, në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:



  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Kryen aktivitete shitjeje;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Planifikon, përgatit dhe realizon evente promovuese;
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek drejtuesi i shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të lartë;
  • Të jetë rezident në Fier ose Vlorë;
  • Përvojë të mëparshme pune si përfaqësues shitjesh;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohja e gjuhës Angleze përbën avantazh;
  • Të jetë miqësor dhe energjik me fokus shërbimin ndaj klientit.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj deri në datë 15.12.2020, në linkun që vijon:

https:// aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top