• ERA Real Estate kerkon Menaxher Zyre dhe Agjent/e Real Estate

88974361_110908260527743_1539805591625531392_n.png

ERA_Real_Estate_cover.png

Kompania ERA REAL ESTATE ALBANIA sapo ka filluar operimin e saj në treg dhe është në kërkim
të stafit përkates sipas kërkesave më poshtë.

MENAXHER ZYRE REAL ESTATE

DETYRAT
  1. Menaxhon ekipin e agjentëve imobiliarë nën varësi dhe rrit performancën e tyre;
  2. Përgatit planet, ditore-javore-mujore dhe kontrolli I tyre për realizimin e planit;
  3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënien me brokerin dhe agjentët, pika kryesore e referimit;
  4. Jep ide të reja në përmisim të punës dhe realizimin e saj;
  5. Suporton agjentin në punën e tij rutinë si dhe çdo bashkëpunim me zyrat e tjera;
  6. Mbledh dhe analizon informacionin dhe përgatit të dhënat e raportet e shitjeve;
  7. Bashkëpunon dhe analizon me eprorin(brokerin) mundësitë për të përmisuar prezencën në treg dhe rritjen e performancës së të gjithë ekipit ;
  8. Takon klientë potencialë për të realizuar nevojat e tyre;
  9. Kujdeset që shërbimi të jetë cilësor duke vendosur dhe forcuar standartet e kompanisë që përfaqëson;
  10. Krijon njohuri profesionale dhe teknike duke marrë pjesë në trajnime të ofruara nga kompania ;
EDUKIMI
  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi , juridik si dhe degë të tjera të shkencave sociale
  2. Të zotërojë gjuhë të huaja(anglisht dhe italisht)
Karakteristikat individuale
Një përshtatje ideale do të ishte dikush që ka:
  1. aftësi të mira ndërveprimi në biznes, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim ;
  2. i/e aftë që të jetë i/e suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim për bashkëpunëtorët e ekipit si dhe me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  3. Punëtor, këmbëngulës e i besueshëm;
  4. Pozitiv dhe entuziast;
  5. i/e matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me eprorët;
  6. i/e orientuar dhe me fokus të qartë;
  7. të ketë dëshirë të punojë në grup e të ndajë ide e eksperienca me ta;
  8. të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike
Ju lutem dërgoni CV-tuaj në adresën e e-mailit: info@eraalbania.com

* * * * * * * * * * * * *

Kompania
ERA REAL ESTATE ALBANIA sapo ka filluar operimin e saj në treg dhe është në kërkim
të stafit përkates sipas kërkesave më poshtë.

AGJENT ERA REAL ESTATE
KËRKON TË PUNOSH SI NJË SIPËRMARRËS?
TË ZHVILLOSH BIZNESIN TËND?
TË RRISËSH TË ARDHURAT E TUA BAZUAR NË KOMISION?
KE PIKË TË FORTË KOMUNIKIMIN DHE JE I ORIENTUAR TI SHËRBESH SA MË MIRË KLIENTËVE?

EJA TEK NE , BASHKOHU ME EKIPIN ERA REAL ESTATE!

EDUKIMI
  1. të ketë përfunduar arsimin e lartë
  2. të zoterojë gjuhë të huaja(anglisht dhe italisht)
AFTËSITË
  1. të ketë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
  2. të jetë energjik, ambicioz;
  3. të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
  4. të dijë të punojë në bazë të objektivave;
  5. experiencë në shitje dhe marketing janë avantazh;
  6. të zotërojë dokument leje drejtimi automjeti;
Të interesuarit për Agjentë Imobiliar mbi 25- vjeç

Ju lutem dërgoni CV-tuaj në adresën e e-mailit: info@eraalbania.com

***********
 


Apply WhatsApp
Back
Top