• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

EPPC Albania kërkon një Brand Manager, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në industrinë e importit dhe distribucionit në vend.

Përgjegjësitë kryesore :


  • Përgatit planet vjetore të marketingut për markën/markat që ka në portofol;
  • Zbaton planet dhe strategjitë e marketingut, në fushata print, web, social media, broadcast media, evente, fushata promocionale BTL, sponsorizime;
  • Mbledh dhe analizon të dhëna për të kuptuar trendet e tregut dhe sjelljen e target audiencës së synuar të markës;
  • Monitoron nivelin e stokut dhe koordinon porosinë e mallrave me furnizuesin dhe përgjegjësin logjistik duke siguruar rezerva optimale
  • Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna; përgatit prezantimet e fushatave të marketingut për markat; analizon fushatat/aktivietet;
  • Raporton tek Drejtori i Departaentit të Marketingut.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplome Universitare në Ekonomi;
  • Minimum 2-3 vite eksperiencë pune në pozicion Brand Marketing në industrinë e FMCG;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e buxhetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e paketës Office.
  • Leje drejtimi kategoria B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

[h=1]https://aplikim.eppc.al[/h]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top