• Tirane, ofroj vend pune HR DIRECTOR

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të suksesshme, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
HR DIRECTOR



DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Menaxhon funksionet të BNj për Kompaninë duke përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performances, praktikat e panaireve te punesimit , asistencë ndaj punonjësve.
- Menaxhon praktikat administrimit dhe kompensimit per punonjesit (kontratat, pagat,shperblimet) & marredheniet me ZP, inspektoriatin e punes etj
- Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e kompanise te procedurave te brendshme të BNj.
- Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit ne fuqi dhe aplikon ndryshimet.
- Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore .
- Supervizon dhe keshillon stafin per tu perqasur sa me shume me vlerat e kompanise, per te rritur frymen e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave
- Udheheq procesin per rishikimin e pershkrimeve te punes ,monitorimin e detyrave dhe ngarkeses se punonjesve.

Per procesin e rekrutimit dhe trajnimit
- Perpilon njoftimet per vende vakante pune dhe ndjek procesin e grumbullimit ,selektimit te cv.
- Organizon procesin e intervistimit deri ne finalizim te kandidateve fitues.
- Kujdeset per plotesimin e dosjes se personelit te ri, per hapjen e userit, dhenien ne perdorim te aseteve.
- Pergatit kontraten e punonjesve, emerimet perkatese.
- Ploteson dokumentat e largimit te punonjesve.
- Ben njoftimet perkatese stafit per punonjesit e rinj ne kompani.
- Zhvillon prezantimin e induction training ( prezantim e kompanise, filozofise) per stafin e ri dhe kordinon me departamentet e tjera per programet specifike
- Merr pjese ne pregatitjen e planeve te trajnimit me shefat e departamenteve
- Kryen kerkime ne treg per kurse trajnimi, prezantime, panaire qe perqasen me profilin e kompanise
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi.

Eksperienca: Minimalisht 5 vite experience pune në të njëjtin profil.
Aftësi:
- Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin.
- Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore të personelit
- Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e rekrutimit, përzgjedhja dhe trajnimet e punonjesve etj



Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

JU MIRËPRESIM!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top