• Tirane, ofroj vend pune "CONTENT WRITER"

ALPHA SOFT SHPK, një kompani që ofron shërbime të zhvillimit Software/Web dhe Marketingut Digjital, është duke kërkuar kanditatë potencial për Pozicionin e “Content Writer”

Një mundësi e shkëlqyer për t'ju bashkuar një kompanie Informatike & Digjitale unike.
Nëse ke eksperiencë në menaxhimin e faqeve të ndryshme, atëherë na kontakto.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

• Të ketë kreativitet në krijimin e kontentit (në web, në social media, blog etj)
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
• Të ketë njohuri të sakta gramatikore
• Të ketë eksperiencë pune ne profile analoge
•Të ketë studiuar Marketing ose Gazetari
• Të zotërojë në nivel mesatar gjuhët Anglisht dhe Italisht

Kërkohen persona dinamikë, të aftë të punojnë ne grup dhe të aftë në zgjidhjen e problemeve.

Për të aplikuar për këtë pozicion:
Dërgoni CV-në tuaj me fotografi: hr@alpha-soft.al

Shënim: Vendosni në subjektin e email-it pozicionin përkatës për të cilin aplikoni.
Të aplikojnë vetëm personat që plotesojnë kriteret e mësipërme.
 


Apply
Back
Top