• Tirane, ofroj vend pune Redaktore Letrare

Emërtimi i pozicionit: Redaktore letrare
Raportim: Kryeredaktores së shtëpisë botuese “Living”
Përshkrim përmbledhës i punës: Redakton materiale të përkthyer në gjuhën shqip duke u siguruar që versioni i redaktuar të jetë sa më afër saktësisë së përkthimit nga teksti origjinal.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Redaktimi i materialeve të printuara ose elektronike nga gjuha origjinale në gjuhën shqipe;
  • Përdorim të fjalorëve specifik për të gjetur ekuivalentin më të afërt për terminologjinë dhe fjalët e përdorura;
  • Korrektimin dhe redaktimin e versionit final të përkthimit;
  • Respektim i afateve.
Kualifikim Profesional: Diplomë Universitare në Gjuhësi
Ekperienca Profesionale: Të ketë përvojë prej jo më pak se tre vjetësh në redaktim letrar.
Aftësi dhe Cilësi:
  • Eksperienca e mëparshme në shtëpi botuese do të konsiderohen si një avantazh;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhët e tjera janë avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi për të punuar nën presion.
Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv. Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top