• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER I PLANIFIKIMIT TË PROJEKTEVE

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.


Për një grup të suksesshëm në tregun vendas, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
MENAXHER I PLANIFIKIMIT TË PROJEKTEVE


DETYRAT & PËRGJEGJËSITË


  • Menaxhon dhe zhvillon projektet e deleguara duke përfshirë fazen fillestare hulumtuese të projektit, vlerësimin, planifikimin, konsolidimin, si edhe pajisjen me të gjithë lejet dhe licencat e nevojshme,deri në dorëzimin e projektit;
  • Ofron ekspertizë, kontakte dhe know-how, pa u limituar vetëm në aspektin inxhinierik, në vleresimin, inicimin dhe strukturimin e projekteve ekzistuese;
  • Përgjegjës për bashkërendimin me studiot projektuese gjatë gjithë marrëdhenies për finalizimin e detyrave;
  • Realizon planifikimin dhe menaxhimin e projektit;
  • etj


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi:
Diplomuar në degën Inxhinieri Ndertimi ose Arkitekturë
Eksperienca: Minimalisht 5 vite eksperiencë të ngjashme në fushën e planifikimit/menaxhimit të projekteve.

Aftësi:


  • Aftesi të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi drejtuese të stafit në realizimin e objektivave
  • Aktiv dhe me iniciativë, proaktiv, me standarde të larta.


Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

JU MIREPRESIM



*
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top