Tirane, ofroj vend pune Inxhinier
NJOFTIM PËR PUNËSIM
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Q.S.U “Nënë Tereza” kërkon të punësojë 1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin e IT dhe Komunikimit, të Drejtorisë së IT dhe Inxhinierisë Klinike, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:
Për sa më sipër, personat e interesuar duhet të dorëzojnë:
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSU”Nënë Tereza” duke nisur nga data 22.09.2020 ora 08:00 deri më 06.10.2020 ora 16:30.
Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

- Arsim i larte, Inxhinieri Elektronike/Informatike, niveli Master shkencor. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të paktën 3 vjet përvojë pune.
- Njohuri të gjëra mbi teknologjinë e informacionit dhe sigurisë së rrjeteve kompjuterike
- Aftësi drejtuese dhe vlerësuese për stafin në vartësi
- Aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse.
- Të njoh shumë mirë proçedurat administrative;
- Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara;
- Aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet
- Aftësi të mira komunikimi.
Për sa më sipër, personat e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID)
- Curriculum vitae (CV), në gjuhën shqipe
- Diplomën/at e arsimit të lartë dhe listën/at e notave të noterizuar/a
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV dhe që lidhen me pozicionin për të cilin aplikon.