• Tepelene, Shitet Apartament, bollshëm, me dritë e pamje, tip 2+1, Kati 5, Pallat Ekzistues 5-kate, sip.95m², 55'000 euro, në rr."Shullaz" 1

Cmimi Euro
55000
Shitet: Apartament i bollshëm, tipi 2+1 aneks, 1-banjo, sipërfaqe 94.6m[SUP]2[/SUP], kati 5-të, i fundit, pallat ekzistues, në rrugën "Shullaz", 150m(3-min në këmbe) nga Kalaja Tepelenës /Sheshi "Lord Bajron" dhe nga Bashkia Tepelenë.
Rruga "Shullaz": është një ndër rrugët më kryesore të qytetit të Tepelenës, e cila e përshkon mes-përmes qytetin duke filluar nga Kalaja dhe ngjitet lart deri tek spitali i Tepelenës, tek kodrat mbi qytet. Një rrugë e pjerrët(si gjithe terreni i qytetit), e pastër, e rehabilituar dhe e mirë-sistemuar, me trotuare, gjelbërin, ndriçim etj. Në të dy anët e saj ka kryesisht pallate ekzistues (para viteve 90) dhe ndërtesa të reja 2-3 katëshe, kënde të gjelbërta, mini-lulishte etj.
Pallat ekzistues 5-katësh, ndërtim i viteve 1984-1986, me tulla të kuqe, të plota, i suvatuar, me 2-hyrje/shkallë, me dritë dhe ajrosje natyrale, me nga 3-apartamente në kat, i ngritur nga toka me xoklaturë mbi 1m. Pallati është në linjën parë të rrugës "Shullaz" dhe rrethe 150m në vije ajrore nga "Kalaja Tepelenës"/Sheshi "Lord Bajron", e nga Bashkia, në drejtimin në ngjitjes, pas kryqëzimit me rrugën Batalioni "Baba Abaz"/ ose bustit të "Nimete Progonati". Pallati është i pozicionuar nga jug-lindja(rruga "Shullazi"), veri-lindja dhe jug-perëndimi (nga ku gjendet edhe hyrjet për ngjitje në apartamente.
Apartameti: është i tipit 2+1, me shumë dritë, pamje dhe diell, i ngrohtë, lehtesishjt i ajrosëshëm, me një koridor të bollshëm, 1-banjo, në katin 5-rë, të fundit, me sipërfaqe 94.65m[SUP]2[/SUP]. Apartamenti është i bollshëm, i rikonstruktuar në pjesën më të madhe, me instalime elektrike e hidraulike të reja, suvatimet e patinuara, dyert e reja, duri klasike, dritaret të reja dopio-xham, me pamje/pozicion nga lindja, jug-lindja, jug-perëndim dhe veri-perëndim. Apartamenti është bosh, i pa mobiluar, me kuzhinë/kondra-bufe, me banjo të bollshme e kompletuar e funksionale.
Përbërja/planimetria apartamentit: Përbëhet nga një koridor i bollshëm, formë drejtkëndore, i gjërë dhe i gjatë, i cili komunikon me të gjitha pjesët e tjera. Sa po futesh nga dera kryesore, në të majtë gjendet banjo-dush e bollshmë, e kompletuar, funksionale, komplet e rregulluar, me dritare nga jug-lindja. Në të djathtë koridorit në fillim gjendet dhoma parë e gjumit, me përmasa normale, dritare nga veri-perëndimi, fund/ballë koridorit, djathtas gjendet dhoma tjetër e gjumit, edhe kjo përmasa të bollshme/normale, me dritare e pamje nga jug-perëndimi. Po në fund koridorit/ballë në të majtë gjendet pjesa ndënjes/ sogiorno me kuzhin, përmasa relativisht të bollshme, në formë katrore, me aneks-kuzhinë(vetëm kontra-bufe) dritare nga lindja, pjesa e ndënjes me dritare të madhe nga jug-lindja/Vjosa-Mali Dragotit, si dhe derë-vetrat(mbi ½ me xham transparent) nga perëndimi për dalje në ballkon, i bollshëm, në formë L-je(këndi) me dy pamje nga lindja/gryk-ardhja Vjosës-Drinos/Mali Dragotit dhe nga jug-perëndimi, kodrat mbi qytet/spitali, vazhdim i rrugës "Shullazi".
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme, ndërsa tavanet normale, me ngjyrë të bardhë, me korniza në këndet ku ndërpriten muret me tavanet, e rozeta tek ndriçimi.
Dyshemeja, është e shtruar e gjitha me pllaka te reja, me përmasa mesatare, ngjyrë bezhë në të bardhe, me nuanca në gri.
Dyert e brendshme
: jane prej druri, ngjyrë klasike druri, ndërsa dera e banjos dhe ballkonit dur-alumin bardhe, si dhe dritraret vetratë-duralumin me dopio-xham, ngjyrë të bardhë.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti që nga privatizimi dhe aktualisht ka qenë përdorur nga të zotët, të cilët, tashmë e kanë destinuar për shitje, për arsye të largimit nga qyteti.
Dokumentacion: Me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Shitet me 55'000 euro/€, në gjendejen që ndodhet.
Adresa: Në rrugën "Shullaz", 150m(3-min në këmbe) nga Kalaja Tepelenës /Sheshi "Lord Bajron" dhe nga Bashkia Tepelenë. adgss
Cel: 0696281433 adgss

**********************************
A
&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës tek D.P.Policise së Shtetit/përball Min.Jashteme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855

Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top