• Tirane,Shitet Ndërtesë e përzier, ideale për servis makinash, punishte dhe banim me 2-kate, sip.truall 162m², sip.ndërtuar 250m² Cmim 215'000 euro/dis

Cmimi Euro
215000
Shitet: Ndërtes e Re, e përzier, ideale për biznes(servis makine, fasoneri/rrobaqepsi, punishte...etj) dhe banim, me 2-kate, me solet e me mundësi për papafingo, truall 162m[SUP]2[/SUP], njolla ndërtesës 122m[SUP]2[/SUP]; me sipërfaqe të ndërtuar për të 2-katet 249m[SUP]2[/SUP], kati parë është lënë për biznes, ndërsa kati dytë ka 2-dhoma gjumi, 1-sogiorno të madhe,1-kuzhin-ngrënie më vehte, 2-banjo, 1-holle, 2-ballkone-verand, në rrugët "Mustafa Mehidri" dhe "Sadik Petrela", 100m nga rreth-rrotullimi ri i Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku(Spitali Continental)/Kryegjyshata(ku përfundon rr."A.Demi", e cila kryqëzohet me rr."S.Petrela" ose 900m(8-min në këmbe) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min këmbe) nga Sheshi "Skënderbej".
Zona Maternitetit Ri/rr.Sadik Petrela/Ura Poligrafikut/rrethe rrotullimi Shkozës), ku gjendet Ndërtesa/Vila komplekse në shitje është një ndër zonat e njohura, të preferuara, në krahun e malit të Dajtit, shumë afër me unazën qëndrore të Tiranës dhe me unazën e madhe/re, si dhe ngjitur me zonat e tjera si; atë të "Brrylit dhe Maternitetit Ri", të "Ali Demit/Poligrafik, Kryegjashatës", "Profarmës-Xhamllikut, Porcelanit-Varrit Bomit", "Shkozës/ish-Uzinës Autotraktorëve"...etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme, jo vetëm nga rruga "Sadik Petrela", e cila lidhë aksin e porcelanit(rr."Xhanfize Keko" me rr."A.Demi", por edhe riparimi dhe investimi që i është bërë Lanës në të dy anët/krahët e saj, në segmentin mbi Maternitetin e Ri deri tek rreth-rrotullimi i ri Shkozës, i cili po vazhdon deri tek New.24, ish-uzina autotraktorëve/betoniere Sina, duke u lidhur me Unazën e Madhe, e cila vjen nga TEG-Shkoz-Kodra e Priftit-Instituti Higjenës- Antibiotiku-Rruga e Arbërit. Zona në fjalë është një zonë gjeografikisht mjaft e pastërt e Tiranës, me pamje dhe pozicion që shikon si nga mali Dajtit, nga Kryegjyshata dhe në drejtim të qendrës së Tiranës. Kjo është një mikro-zonë, pak e pjerrët për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e mbushur krysisht me ndërtesa dhe vila të reja, jo shumë të larta, me diell të bollshëm, relativisht e gjelbëruar dhe me ajër të pastër.
Pozicioni i Ndërtesës 2-Katëshe: Ndërtesa/Shtëpia 2-katëshe gjendet në linjën e parë dhe me pamje e hyrje kryesore nga rruga "Mustafa Mehidri"/lindje e jug-lindje, e cila lidhet direkt me rrugën "Sadik Petrela" tek Restorant Qordja, 100m nga rrethe-rrotullimi i ri Shkozës/Poligrafikut mbi Lanë, pranë Spitalit Continental/Kryegjyshatës (aty ku përfundon rr."A.Demi" me rr."S.Petrela"). Në raport me Maternitetin e Ri, Ndërtesa/Shtëpia gjendet 900m larg(rrethe 8min në këmbë) dhe nga qendra(Sheshi Skënderbej) është 2.5km (rreth 25 min në këmbë). Në një mikro-zonë, të qetë, të pastërt, me pamje të bukur/çlodhëse e qetësues, ku nga Shtëpia/Ndërtesa shikohet pllaja e Dajtit, kodrat e Shkozës dhe Farkës së Vogël-Çollakëve/Kryegjyshata dhe një pjesë e mire e pjesës së poshtme të Lanës (Materniteti Ri, drejtimi qendërs së Tiranës). Me infrastrukturë rrugore të mirë deri tek Ndërtesa/Shtëpia. Këtu gjenden edhe disa bar-restorante të njohura si "Vila Balla", Restorant "Vëllezërit Qordja" si dhe kopështe për fëmij e shërbime të tjera,...etj. Futja-aksesi në Ndërtes/Vilë realizohet direkt nga rruga "M.Mehidri", në krahun e majtë, e dukshme nga rrugica, nëpërmjet portës që gjendet buzë rrugës dhe aksesi deri tek Ndërtesa realizohet, në më shumë se 3-drejtime (nga rr.S.Petrela, rr.A.Demi dhe nga buzë Lana).
Trualli i Ndërtesës/Vilës me sipërfaqe 161.7m[SUP]2 [/SUP]është i rrethuar me murë/avlli me një lartësi prej 2m, nga 2-anë, para(lindje-jug-lindje)/rr."M.Mehidri", si dhe nga perëndimi, ku kufizohet me një rrigicë për këmbësor, ndërsa nga mbrapa(veri)në kurris është ndërtesa e komshiut dhe nga veri-lindje gjendet gjithashtu ndërtes e komshiut. Nga forma trualli dhe ndërtesa i afrohet asaj drej-këndore(përmasat e truallit janë 10m gjërësia (ballore/rruga) dhe 16m gajtësia/në thellësi. Nga para(brenda avllis)Vila/Ndërtesa ka sipërfaqe/hapsirë oborrë rreth 35-40m[SUP]2[/SUP]. Relievi i truallit është i sheshtë/drejtë, me pjerrsinë natyrale që ka e gjithë pllaja/faqa e mbushur me ndëritme.
Ndërtesa 2-katëshe: Gjendet mbi një truall me sipërfaqe 162m[SUP]2[/SUP], njolla ndërtimit 122m[SUP]2 [/SUP]dhe sipërfaqe totale ndërtuar 249.4m[SUP]2[/SUP]. Vila/Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë, ndërsa lart e mbuluar me solete/tarracë, ku janë lëne hekurat për një kat ose papafingo dhe në tarrac ngjitesh me shkallë të brendshme normale si në katin e 2-të. Ndërtimi i Vilës/Ndërtesës është bëre me projek inxhinierik, me lartësi rreth 4m kati përdhes dhe rrethe 3m kati i dytë (banim), si dhe punimet e ndërtimit janë realizuar nga sipërmarrës e profesioniste të kujdesshëm. Të gjitha insalimet elekrike e hidraulike sipas kohës dhe çdo pjesë e brendshme e kësaj ndërtese është me dritë e ajrosje natyrale. Ndërtesa është realizuar pas vitit 2005 është në gjendje fizike mjaft të mirë, ka një përdorim dhe mirë-mbajtjte të kujdesëshme nga të zotët.
Përbërja/planimetria Ndërtesës/Shtëpisë me 2-kate: Përbëhet nga 2-kate teknik mbi tokë, të cilat janë të destinuar njëri/kati përdhes/(parë) për aktivitete biznesi dhe kati i 2-të për banim, ndërkoh shkallët e brendshme shkojnë të rregullta deri në tarracë. Nga para/rr."M.Mehidri" nëpërmjet një porte metalike me 2-kanate, e çati të vogël, futesh direkt në oborrin e Ndërtesës (sipërfaqe rrethe 35-40m[SUP]2[/SUP]), i cili është i rrethuar me një murë-avlli mbi 2m lartësi dhe i shtruar me beton. Nga oborri, nëpërmjet 2-shkallëve futesh direkt, në hollin për ngjitje në katet e tjera, ndërsa kati përdhes është me hyrje më vehte direkt.
Kati I-rë (përdhes) Me njollë të sipërfaqes së ndërtimit prej 122m[SUP]2[/SUP], përbëhet nga holli që shërben edhe për ngjitje në katet e tjera (rrethe 20m[SUP]2[/SUP]) dhe nga sipërfaqa që është destinuar për aktivitete biznesi mbi 100m[SUP]2[/SUP]. Pjesa që shërben për ngjitje në katet e sipërme përbëhet nga holli llozhë i hapur nga para me një sipërfaqe rreth 10m[SUP]2 [/SUP]dhe nga këtu nëpërmjet derës kryesore hyrëse futesh në hollin e brendshëm të katit përdhes (edhe kjo rreth 10m[SUP]2[/SUP], me dritare) ku shërben për mbajtjen e lavatriçes dhe objekte e paisje të ndryshme, si dhe nga këtu nisin shkallët për katet e tjera. Sipërfaqa për biznes është në formë drejtkëndore dhe me një zgjatim djathtas në formë L-je në fund të hapsirës, kjo hapsirë është me lartësi rreth 4m, me 2-kollona në mes, e byllur në anësore me murë tulle të plotë, i pasuvatuar, dhe tavani(soletë e derdhur) e pa suvatuara. Futja në këtë hapsirë është direkt në ballore nga oborri vilës/ndërtesës dhe e mbyllur me qepen të madhe metalik. Kjo hapsirë është i deale për punishte të ndryshme, për përpunim druri, metali, për botime-shtypshkonje, për punishte rrobaqepsie/fason, për servis makinash...etj.
Kati II-të banim. Me sipërfaqe totale 127.4m[SUP]2[/SUP], nga ku banim 101m[SUP]2[/SUP] dhe verand/ballkon 26.4m[SUP]2[/SUP], me holl-shpërndarës në kat, me 2-dhoma gjumi, 2-banjo, kuzhinë-ngrënie më vehte dhe pjesa ndënjes/sogiorno. Nga holli, i katit parë, nëpërmjet shkallëve të brendshme, të gjëra(110cm), të cilat janë në ngjitje fomë L-je(duke i mituar një shesh-pushim), të nxjerrin në hollin e katit II-të, në fomë katrore i bollshëm dhe nga ku kalohet në të gjitha pjesët e tjera dhe ngjitja për në tarracë. Në të djathtë të hollit gjendet dhoma e parë e gjumit, e bollshme, me dritare nga veri-perëndimi, e mobiluar dhe funksionale. Po në të djathtë të hollit gjendet dhoma e II-të, e bollshme, e mobiluar, me derë-dritare (nga perëndimi e jug-perëndim), e cila ka banjo-dush brenda, të kompletuar e funksionale, me dritare nga veri-perëdimi. Po nga kjo dhomë nëpërmjet derë-dritare të madhe, kalohet në ballkonin jug-perëndimor, i cili shtrihet në të gjithë gjatësin e krahut jug-perëndimor të ndërtesës dhe i lidhur me ballkonin e krahut jug-lindor. Nga holli, përballë gjendet banjo-dush e përbashkët, e bollshme, e kompletuar dhe funksionale, me dritë e ajrosje natyrale nga jug-perëndimi. Ndërsa në krahun e majtë të hollit gjendet, në fillim dera për futjen në pjesen e ndënjes/sogiono, e bollshme, formë të rregullt, e mobiluar dhe me dritare nga jug-lindja, nga pjesa e ndënjes nëpërmjet një vetrate të madhe rrëshqitëse komunikohet direkt me kuzhin-ngrënie. Nga holli, po majtas pas derës së pjesës ndënjes gjendet pjesa e kuzhin-ngrënie, e bollshme, e kompletuar, e cila komunikon edhe me pjesën e ndënjes, me vetratë të madhe e dyer rrëshqitëse. Gjithashtu nga kuzhin-ngrënie nëpërmjet dyerve të një vetrate të madhe kalohet në ballkonin jug-lindor, me pamje nga lindja/Dajti dhe jug-lindja/Kryegjyshata, i cili është në të gjithë gjatësin e pjesës ballore të ndërtesës dhe lidhet me ballkonin e krahut jug-perëndimor. E gjithë hapsira e ballkoneve, nga para/ballore është i hapur, ka një gjërësi prej 110cm, e rrethuar me murë në lartësin deri në 80cm dhe nga lart i mbuluar me soletën/ tarracën.
Tarraca: Nga holli katit II-të, shkallët vazhdojne në mënyrë të rregullt deri në tarracë, e cila ka edhe hekurat e kollonave për shtesë apo papafingo.Tarraca e rregullt, e izoluar me të gjitha materialet hidroizoluese, pa asnjë problem, e thurur në anësore me një murë deri në 70cm.
Shkallët: Shkallët janë brenda ndërtesës dhe fillojne nga holli i brendshëm i katit parë/përdhes dhe ngjiten të rregullta me të njëjtën gjërësi dhe formë deri në tarrën e ndërtesës. Shkallët kanë një gjërësi rreth 110cm, janë prej mermer-granit, ngjyrë gri me nuanca gri e errët, nga njëra anë e shkallëve janë faqet e murit dhe nga ana tjetër është lënë për vendosjen e mbajtëseve anësore duralumin/ ose prej druri, shkallët janë me dritare/dritë natyrale.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme, kryesisht të hapura (mente, lejla, limon,gri,bardhë), ndërsa tavanet normale me pak punime gipsi, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: katit përdhese eshte me beton te derdhur, ndersa kati II-të është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë të hapur.
Dyert e brendshme: Dyert e brendshme janë prej druri, të plota, me ngjyre kafe klasike në mjaltë, ndërsa vetratat/dyer-dritare dhe dyert e banjove janë dur-alumin, ngjyrë kafe, me dopio-xham të bardhe/transpartent.
Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Vila/Ndërtesa 2-katëshe, gjithmone ka qenë e banua nga të zotët, si dhe aktualisht banohet po nga të zotit. Gjendja fizike e ndërtes mjaft e mirë dhe e mirëmbajtur, ndërkohë është e destinuar për shitje.
Preferenca: Preferohet të shitet si një e tërë(truall+ndërtesa) e pa ndashme në kate apo pjesë të ndryshme.
Dokumentacioni: Ndërtesa e banimit bashke me truallin është me Çertifikat Pronësie si një e tërë, dhe e shitëshme në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin 161.7m[SUP]2[/SUP] shitet me 215'000euro-€, i diskutueshëm. Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
Adresa: Rruga "Mustafa Mehidri" e rr."Sadik Petrela",100m nga rreth-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku/Kryegjyshata (në fund rr."A.Demi" e kryqezimi me rr. "S.Petrela" ose 800m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball
ë Min. Jashtme Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433

Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top