• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

EPPC Albania kërkon një Magazinier për klientin e saj, i cili është kompani lider në botë, në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Mbikqyr mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e mallrave dhe materialeve;
  • Përgjigjet për dokumentimin e të gjitha levizjeve të artikujve të magazinës;
  • Përgjigjet për sasinë e artikujve kontabel dhe fizik;
  • Mbiqyr procesin e ardhjes së mallrave, verifikon dhe konfirmon sasitë sipas faturës së blerjes, dhe siguron shpërndarjen e tyre në magazinat respektive;
  • Kontrollon ndjekjen e procedurave të inventarit;
  • Kryen ndarjen e përcaktuar të produkteve sipas kodeve, kategorisë dhe nënkategorisë;
  • Ndjek dhe raporton problemet e krijuara nga dëmtimet e produkteve duke dokumentuar të gjithë procesin;
  • Mbikqyr dhe planifikon asetet logjistike të magazinës;
  • Mbikqyr, datat e skadencës, sasitë dhe nivelet e stoqeve;
  • Kryen sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazines etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsimin e mesëm (i lartë përbën avantazh);
  • Përvoja e mëparshme mbi 5 vjet si magazinier i përgjithshëm;
  • Njohuri kompjuterike të paktës Microsoft office dhe njohuri bazë të programeve financiare;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të jetë miqësor dhe energjik.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https:// aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top