• Tirane, ofroj vend pune Senior Financë-Kontabël

EPPC Albania kërkon një Senior Financë-Kontabël për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.

Përgjegjësitë kryesore:

Puna do të konsistoj në disa aspekte brenda departamentit të financë-kontabilitetit si: regjistrime dhe rakordime kontabël, përgatitje raportesh financiare, hyrje-dalje nga magazina, deklarimet online, pasqyra financiare, deklarime blerje shitje, doganat/importet etj

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
  • Përvojë pune jo më pak se 5 vjecare në kontabilitet ose profile të ngjashme; (eksperienca në zyra kontabiliteti përbën avantazh)
  • Përdorimi i programit financiar Alpha dhe paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze;
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top