• Tirane, ofroj vend pune Senior Social Media Specialist

Emërtimi i pozicionit: Senior Social Media Specialist

Departmenti:
Marketing

Raportim:
Drejtorit të Marketingut

Përshkrim përmbledhës i punës
Është përgjegjës për masat e implementimit dhe përmirësimit, si edhe përgjegjës për faqen e internetit të kompanisë Tring, e-commerce dhe disa media sociale. Po ashtu duhet të kërkojë programe për ta bërë edhe më të njohur brandin.

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të asistojë në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut në komunikime digjitale;
  • Të jetë përgjegjës për çdo krijim kontenti online, si dhe të publikojë në të gjitha rrjetet sociale një numër të gjerë aktivitetesh;
  • Të komunikojë në mënyrë etike me ndjekësit e rrjeteve sociale si dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tyre;
  • Të përdorë mjete analitike si Google Analytics për të monitoruar dhe vlerësuar prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të kompanisë;
  • Të raportojë cdo muaj mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
  • Të sugjerojë plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
  • Të jetë koherent mbi të rejat në rrjetet sociale
  • Detyra të tjera sipas rastit.

Edukimi: Diplomë master në Marketing apo në Komunikim

Përvojë: 2 – 3 vjet në Marketing

Aftësitë:
  • Aftësi të shkëlqyera në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të shkëlqyera në dizajn, në përmbajtje marketingu dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimi verbal;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative, njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
  • Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës;
  • Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në anglisht.

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresën hr@tring.tv

Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top