• Tirane, ofroj vend pune Financier /e

ATDG_Cover.jpg


Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikni në pozicionin e:
Financier /e

Përshkrim i përgjithshëm


Financier/e do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Deparamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të Food & Beverage.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
• Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
• Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
• Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
• Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve te arkës për cdo ditë;
• Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
• Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
• Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
• Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
• Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
• Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
• E aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
• Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
• Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
• Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
• Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
• Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
• Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
• Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
• Fleksibilitet me orarin e punës;
• Duhet të jenë pajisur më me patentë;

Ofrohet:

• Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top