• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Finances

EPPC Albania kërkon një Drejtor Departamenti Finance (CFO) për një ndër kompanitë më të mëdha dhe të konsoliduara në vend në prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Mbikqyr kontabilitetin, kontrollin dhe raportimin e tyre në kohë dhe me saktësi;
  2. Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr ekipin e kontabilitetit dhe financave duke siguruar një performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit dhe të dhënave të besueshme financiare;
  3. Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të vecanta informative;
  4. Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet me qëllim ofrimin e rekomandimeve të duhura;
  5. Mban dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë dhe të raportimit financiar;
  6. Krijon, koordinon dhe vlerëson programet financiare dhe sistemet e informacionit mbështetës të kompanisë përfshirë buxhetimin, planifikimin e taksave dhe ruajtjen e aseteve;
  7. Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike të biznesit dhe/ose operacionale, projekteve, programeve dhe sistemeve;
  8. Suporton CEO-n të zbatojë dhe drejtojë një kulturë (financiare dhe operacionale) të orientuar drejt performancës, duke e këshilluar atë dhe duke kontribuar në udhëheqjen e përgjithshme të kompanisë;
  9. Vendos dhe zbaton qëllime, objektiva, politika dhe procedura operative afatshkurtër dhe afatgjatë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në Financë-Kontabilitet;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe programeve financiare;
  • Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim, dhe parashikime financiare;
  • Aftësi të mira drejtuese, analitike dhe vendimmarrëse.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top