• ITC Director

NJOFTIM PER PROCEDURE PERZGJEDHJEJE
PERSONEL VENDAS PER T’U PUNESUAR NE QYTETIN E TIRANES OSE TE VLORES PRANE KOMPANISE ITALIANE
image.php


KOMPANIA ITALIANE KIREY GROUP eshte ne kerkim te nje
ITC Director

Pozicioni SENIOR MANAGER
Senior Manager duhet te jete nje web technologist i cili kupton se ne ç’nivele eshte teknologjia dhe projeksioni per te ardhmen. Personi duhet te jete vazhdimisht i azhurnuar me teknikat e zhvillimit te software-ve, e njekohesisht te kuptoje nevojat tregtare te nje biznesi ne rritje.

Senior Manager do te jete pergjegjes per planet strategjike, menazhimin e burimeve njerezore, zgjidhjet dhe programet e IT. Planet do te reflektojne ndryshimin teknologjik dhe tregtar ne periudhen e implementimit.

Profesionisti ideal, qe po kerkohet per kete pozicion, duhet te kete nisur karrieren e tij/saj si zhvillues i software-ve, per me pas te kete kaluar ne pozicion drejtues ne nje ambjent zhvillimi te software-ve J2EE (dhe mundesisht Microsoft .Net ). Pozicioni i punes kerkon nje menazher me pervoje ne drejtimin e stafit zhvillues te software-ve dhe projekteve teknologjike. Si ne cdo pozicion pune ku i raportohet drejt per drejt bordit drejtues eshte e domosdoshme qe profesionisti te kete aftesi te larta komunikimi, prezantimi dhe dokumentimi.

Aftesite e kerkuara:
- Komunikim i shkelqyeshem, me shkrim dhe me goje ne gjuhen shqipe dhe italiane (njohja e gjuhes angleze perben avantazh), ne menyre qe te nderlidhet me njesite kryesore te biznesit, si dhe me bordin drejtues te saj.
- Eksperience pune menazhuese (5+) si menazher i grupeve zhvilluese te software-ve dhe projekteve te teknologjise
- Njohuri J2EE
- Njohuri .NET te Microsoft (perben avantazh)
- Pervoje ne menazhimin e grupeve IT permes zbatimit te sistemeve kryesore
- Pervoje ne proceset e biznesit si dhe menazhimin e ndryshimeve
- Te kete perfunduar studimet e larta perben avantazh

CV, format europian ne gjuhen italiane, duhet te dergohet brenda dates 4 korrik 2020 ne adresen: tirana@ice.it
 


Apply
Back
Top