QTU

  • Tirane, ofroj vend pune Financier

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.


QTU sh.p.k pjesë e Balfin Group, është qënrda e parë tregtare në Shqipëri.

Pozicioni: Financier/Financiere për Qëndrën Tregtare QTU
Departmenti: Financë
Vendodhja: QTU

Përshkrim i Pozicionit të Punës
Është personi përgjegjës që kryen regjistrimin dhe paraqet informacione me bazë financiare. Rakordon dhe mirëmban llogari financiare si dhe përgatit raporte financiare bazuar në kërkesat dhe politikat e grupit për këtë department.

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Ndjek kontratat me klientet, përgatit faturat e shitjes sipas termave të kontratës dhe i shpërndan brënda afateve të përcaktuara
2. Kryen kontabilizimin e faturave në sistem (NAV), ndjek dhe rakordon klientet sipas afateve të përcaktuara.
3. Përgatit e Librin e Shitjeve
4. Përgatit raportet ditore për arketimet e klienteve dhe çdo e drejtë e lindur ndaj të treteve si dhe raporte të tjera sipas nevojave të Menaxhimit;
5. Ndjek veprimet me bankën dhe arken, regjistron në baze ditore veprimet e arkës dhe bankave dhe kryen inicimin i pagesave on-line
6. Është përgjegjëse për arkën e shoqërisë:
- Ekzekuton pagesa dhe arketime;
- Kryen regjistrimin e veprimeve të arkës në sistem;
- Përgatit raporte të Cash-it dhe kujdeset në administrimin e gjendjes së Cash-it të shoqërisë në bashkëpunim me Menaxherin e Financës;
- Kryen veprimet e arkës, organizon dhe arshivon dokumentacionin e arkës në përputhje me proçedurat e shoqërisë;
7. Kryen detyra të tjera të caktura sipas kërkesës së Menaxherit të Financës


Kërkesat e pozicionit të punës:


  1. Edukimi:
- Diplomë Universitare, Dega Financë-Kontabilitet.
- Diplomë Master Financë/Kontabilitet


  1. Eksperiencat e punës:
- Jo më pak se 2-3 vite eksperienë në të njëjtin profil.


  1. Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
- Të ketë njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office;
- Njohuri te programit Navision (perben avantazh);
- Të kete njohuri te mira te gjuhes Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
- Trjanime në këtë fushë përbejnë


  1. Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit :
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare QTU, Autostrada Tiranë- Durrës, Kashar, Tiranë, Shqipëri”

Afati i fundit i dorëzimit: deri në dt. 10 Qershor 2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top