• Tirane, ofroj vend pune Teknik në fushën e IT dhe Frekuencave të larta

POZICIONI: Teknik me eksperiencë në fushën e IT dhe Frekuencave të larta


DEPARTAMENTI: Teknik


RAPORTON: Drejtuesit të Departamentit Teknik

PËRSHKRIMI PËRMBLEDHËS I PUNËS
Përgjegjës për instalimin, operacionet, dhe mirëmbajtjen e serverit të IT dhe infrastrukturës së rrjetit.



DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Instalon dhe mirëmban sistemet dhe serverat e Windows dhe Linux, si dhe shërbimeve përkatëse;
  • Përgjegjës për politikat e përdorimit të sistemit dhe shërbimeve;
  • Ofron asistencë dhe mirëmbajtje rutinë ndaj problemeve tek serverat, kompjuterat dhe përdoruesve të këtyre pajisjeve;
  • Menaxhon switch-at;
  • Konfiguron dhe mirëmban paisjet kompjuterike të shoqërisë;
  • Njohuri të mira në instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të Windows, Linux dhe aplikacioneve të ndryshme;
  • Njohuri të sistemeve të monitorimit dhe raportim të problemeve në grupet përkatëse të punës;
  • Mirëmbajte dhe konfigurime të ndryshme në switch-et L2\L3 të rrjetit të brendshëm;
  • Njohuri bazike ose të avancuar për transmetimet digjitale “DVB-T2/C”;
  • Njohuri në fushën e IT dhe të frekuencave të larta.


FORMIMI ARSIMOR
Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike.


EKSPERIENCË
6 ose më tepër muaj pune në një fushë të ngjashme, Televizion, Radio etj.



AFTËSI TË TJERA

  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese
  • I aftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
  • Të ketë njohuri mbi administrimin e sistemeve Windows dhe Linux;
  • Të njoh konceptet e rrjetit dhe përdorimit të kompjuterit
  • Njohuri për Mail Server;
  • Njohuri për VoIP Server;
  • Aftësi për të shkruar skripte në gjuhë administrative;
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe të punoj nën trysni.


Personat e interesuar të dërgojnë CV të detajuar në gjuhën shqipe brenda datës 15.06.2020, në adresën hr@tring.tv

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të telefonohen.
 


Apply
Back
Top