• Tirane, ofroj vend pune Operator i Impjantit te Ujrave te Shkark

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet locale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidate të përshtatshëm në pozicionin e më poshtëm:

Operator i Impjantit të Ujrave të Shkarkimit

Qëllimi i punës:


Përgjegjësia e këtij pozicioni është të operojë dhe monitorojë procesin e trajtimit të ujërave të shkarkimit në përputhje me specifikat e CCBS, TCCC dhe ato vendore, standardet dhe rregulloret. Në mënyrë më specifike:

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të marrë përgjegjësi të plotë të procesit të trajtimit të ujërave të zeza.
  • Kryen testimin periodik të cilësisë së ujit në bazë të procedurave dhe për të siguruar se parametrat e kërkuara nga kompania mbahen sic duhet.
  • Të marrë pjesë ose të kryeje edhe projekte ose detyra të tjera të caktuara brenda ekspertizës apo aftësive sic i caktohen nga eproret.
  • Siguron higjenen, pastërtin dhe rregulin në hapësirat e punës.
  • Siguron zbatimin korrekt të normave ligjeve mjedisore dhe sigurimit teknik.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomuar me diplomë Bachelor në disiplinën e Ambjentit ose Biologji.
  • Aftësi organizative të larta me aftësinë për të përshtatur shpejt për të ndryshuar.
  • Të ketë vetë-iniciativë.
  • Komunikues I mirë.
  • Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Ëord, Excel dhe Outlook.
  • Njohja e të gjuheve te huaja Anglisht / Italisht.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 28 Maj 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top