• Shqiperi, ofroj vend pune CRM Junior, Dega Rrogozhine

[h=1]CRM Junior, Dega Rrogozhine[/h]



Pozicioni : CRM Junior
Dega: Dega Rrogozhinë
Divisioni: Retail


Objektivat Kyce
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

Objektivat e Riskut Operacional
· Të kujdeset që çdo transaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat rregullojnë veprimtarinë e saj.

Përgjegjësitë KYC dhe AML
· Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
· Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;

Rolet & Përgjegjësite Kryesore
· Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës.
· Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur ne treg nga banka.
· Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
· Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
· Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
· Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
· Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
· Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
· Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfaredo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.

Kualifikime të Nevojshme
· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
· Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive në sistemin bankar.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 17 Maj 2020.









 


Apply
Back
Top