• Tirane, ofroj vend pune "Shërbim Klienti Për Shitje Online"

Shërbim Klienti Për Shitje Online

ALPHA SOFT SHPK, një kompani që ofron shërbime të zhvillimit Software/Web dhe Marketingut Digjital, është duke kërkuar kanditatë potencial për Pozicionin e “Shërbim Klienti Për Shitje Online”

Detyrat:
  • Tu përgjigjet në kohë reale Klientëve në Rrjetet Sociale dhe Telefon
  • Ti asistojë ato me informacione te detajuara në lidhje me produktet e interesuar
  • Ti asistoje per pyetje te ndryshme ne lidhje me blerjet online, ofertat, dergesat etj.
  • Të menaxhojë klientët në mënyrë profesionale dhe me një etikë të lartë komunikimi
  • Të jetë e duruar dhe të krijojë empati me të gjithë klientët, përfshirë dhe rastet problematikë.
  • Të furnizoje administratën me raporte të ndryshme

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta. Përbëjnë avantazh profilet që kanë mbaruar për: Shkenca Sociale ose Gazetari.

  • Preferohet Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në punë të ngjashme
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Office
  • Të zotërojë në nivel Mesatar gjuhën Angleze, në të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë aftësi të psikologjisë klientët dhe tju ofrojë asistencën më të mirë

Ofrojmë:
Punë me orare fleksibël:
E Hënë – E Shtunë
Full Time: 09:00 – 18:00 dhe 15:00 - 23:00
Part Time: 09:00-15:00 ; 15:00 - 21:00
Dita e Dielë: 09:00 – 18:00
Pagë Fikse Shumë e Mirë + Bonuse Për Shitje

Për të aplikuar për këtë pozicion:
Dërgoni CV-në tuaj me fotografi: hr@alpha-soft.al
Shënim: Vendosni në subjektin e email-it pozicionin përkatës për të cilin aplikoni.
 


Apply
Back
Top