• Tirane, ofroj vend pune Kordinator/e në Showroom

partner_cover.jpg


Partner.al
kërkon një Kordinator/e në Showroom në Tiranë,
për një klient i cili operon në projektimin / prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë në Showroom;
  • Përgjegjës për ndarjen dhe ndjekjen e realizimit të detyrave të stafit në showroom, si dhe trajnimin e vazhdueshëm te stafit;
  • Menaxhon dhe motivon stafin që të rriten shitjet ditore dhe të maksimizohet efikasiteti në punë;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në Showroom të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore sipas standardeve të kompanisë;
  • Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të gjithë produkteve sipas planit të dakorduar;
  • Përgjegjës për stokun e artikujve në Showroom, dhe regjistrimin e artikujve të rinj;
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi;
  • I përgjigjet ankimimeve dhe komenteve të klientëve;
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e dyqanit;
  • Përgjegjës për procesimin e porosive të reja për stokun në Showroom;
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet profili Administrim Biznes;
Minimalisht 2 vite eksperiencë në shitje në nivel menaxherial;
Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare, preferohet Navision;
Njohuri të gjuhës Angleze;
Aftësi shumë të mira analitike;
Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nën varësi.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
 


Apply
Back
Top