• Tirane, ofroj vend pune Recepsionist/e

Recepsionist/e Hoteli" Resorti Drymades Inn, Dhermi, Vlore

Detyrat dhe përgjegjësitë


1. Miremban dhe menaxhon situaten e klienteve, kthen pergjigjet per cdo pyetje ardhur nga Booking, e-mail apo nga telefoni. Eshte i vemendshem ndaj cdo komenti te lene.
2. Mirepritja dhe takimi me klientet, përkujdeset deri në momentin që ata të ndihen komod
3. Marrja e te dhenave te klientit per sherbimin per te cilin eshte i interesuar

4. Kujdeset per t’i dhene klientit informacionin e nevojshem lidhur me dhomat, cmimet, sherbimet e tjera, qe ofron Hoteli
5. I komunikon Klientit menyren e pageses, si cash, transferte bankare apo karte krediti, etj
6. Tregon vemendje per faturen e klientit, e cila duhet te jete e sakte, me te gjitha shpenzimet, qe ai ka bere gjate qendrimit te tij ne hotel.
6. Pergatit faturen ne momentin e largimit, dhe sigurihet qe likujdimi eshte kryer

7. Plotëson rregjistrin e Hotelit në momentin kur bëhet check – in

8. Kontakton me teknikën për problemet teknike që ata mund të kenë.
9. Ne cdo moment duhet te kete nje komunikim dhe paraqitje sa me profesionale me klientet, t’i informoje ata per te gjitha tipet e dhomave dhe sherbimet qe ofron Hoteli
10. Të zbatojë me korrektësi oraret e përcaktuara nga manaxheri.
11. Të ketë sjellje etike me klientin e kolegët e tij.

Kualifikimet dhe kërkesat
1. Te zoteroj disa gjuhe te huaja ( perferohet ne vecanti gjuha angleze dhe italiane, ne nivel shume te mire komunikimi )

2. Eksperienca te meparshme ose te ngjashme pune perbejne avantazh

3. Korrektesi ne kushtet e punes. Njohuri shume te mira te paktes Microsoft Office

4. Te jete serioz, i komunikueshem dhe i pergjegjshem.


Personat e interesuar mund te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme: info@drymadesinn.al
Afati i dërgimit të CV deri në datën 1 Mars 2020
Ju mirepresim !
 


Apply WhatsApp
Back
Top