• Elbasan, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh për zonën e Elbasanit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Menaxher Shitjesh për zonën e Elbasanit

Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve për zonën e caktuar gjeografike, zbatimi i strategjive komerçiale duke drejtuar dhe zhvilluar çdo ditë grupin e tij të shitjes. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Krijon intinerarin e përditshëm në mënyrë logjike për të gjithë grupin në varësi të tij.
  • Siguron shpërndarjen e asortimenteve të CCBS tek të gjithë klientët e mundshëm.
  • Përcakton objektiva SMART dhe në mënyrë efektive delegon detyrat tek anëtarët e grupit.
  • Menaxhon shumëllojshmërinë e pijeve sipas fotos së suksesit për kanal e segment.
  • Siguron që dokumentacioni i duhur është mbledhur/firmosur/përditësuar dhe raportuar në përputhje me rrethanat sipas proçedurave të kompanisë.
  • Zbaton, monitoron dhe menaxhon vendosjen e materialeve promovuese në të gjitha pikat e shitjeve.
  • Zhvillon marrëdhënie të ngushta dhe efektive me klientët, kolegët dhe vartësit e tij /saj.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare (përbën avantazh diploma në një nga degët e Fakultetit Ekonomik).
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
  • Aftësi analitike dhe koordinuese.
  • Njohuri të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi excel.
  • Patentë makine tipi B.
  • Të banojë në Elbasan.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola[/U].al, brenda datës 23 Shkurt 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta

 


Apply WhatsApp
Back
Top