• Tirane, ofroj vend pune Specialist Senior, Credit Management

Specialist Senior, Sektori i Manaxhimit te Kredise
Departamenti i Manaxhimit te Riskut

Objektivat Parësore

Pozicioni është vendosur nën Sektorin e Menaxhimit të Kredisë brenda Departamentit të Menaxhimit të Riskut. Qëllimi i tij kryesor është të koordinojë mekanizmin e Monitorimit të Korporatave (Sinjalet e Paralajmërimit të Hershëm), të monitorojë rreziqet e Tregut dhe kundërpartisë, dhe të kontribuojë në projekte dhe raportime të ndryshme rregullatore (Plani i rimëkëmbjes dhe zgjidhjes, ICAAP, Stress Testet).

Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Organizon procesin e monitorimit të klienteve korporatë; hartimin dhe mbledhjen e treguesve të paralajmërimit të hershëm në përputhje me funksionalitetet e kërkuara dhe prezanton rezultatet në komitetin e vendimmarrjes
  • Raporton dhe monitoron limitet e ekspozimeve ne Tregun e Parasë, Pozicionin e hapur valutor dhe riskut sovran.
  • Llogaritja e provigjioneve sipas rregullave të IFRS 9 për bankat dhe ekspozimet sovrane
  • Merr pjesë në planin e rimëkëmbjes dhe zgjidhjes: raportim tremujor i treguesve dhe rishikim vjetor (sipas rregullave te BSH dhe te grupit)
  • Merr pjesë në përpunimin e ICAAP dhe Stres Testeve
  • Kontribuon në raportimin, analizën dhe optimizimin e aktiveve të ponderuara me riskun.

Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në financë, ekonomi.
  • Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në fusha te ngjashme në sektorin banker.
  • Aftesi organizative për të arritur afatet me cilësi.
  • Aftësi të mira analitike dhe raportuese.
  • Aftesi për te punuar në mënyrë të pavarur, por edhe per të punuar në grup (ne format projekti).
  • Lehtësisht i adaptueshëm për t'u përballur me detyrat / studimet / raportimet e reja të detyrueshme dhe përgjegjësi te reja.
  • Aftesi inovative të mjaftueshme për të propozuar / përmirësuar detyrat ekzistuese.


Afati i fundit i aplikimeve: 27 Shkurt 2020
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/pozicione-vakante/specialist-senior-sektori-i-manaxhimit-te-kredise/

 


Apply
Back
Top