• Menaxher Marketingu

Center Shqiptare kerkon te punesoje Menaxher Marketingu.

Qellimi i ketij pozicioni eshte te menaxhoje marredheniet me klientet potenciale, klientet e rinj apo ata ekzistues si dhe te permbushe objektivat e kompanise per tregje te caktuara.
Detyra te tjera perfshijne: garantimin e rritjes se shitjeve dhe numrit te klienteve nepermjet planifikimit, zhvillimit dhe menaxhimit te shitjeve.
Kandidati duhet te jete i fokusuar ndaj shitjeve dhe i orientuar drejt klientit.

Kerkesat per vendin e punes:

Kandidati duhet te kete perfunduar studimet e larta per Shkenca Sociale/Ekonomik
Te jete njohes shume i/e mire e gjuhes Angleze. Njohja e gjuheve te tjera perben avantazh.
Te kete njohuri mbi tregun e produkteve te paketimit, shtypshkrimet etj
Te kete eksperience pune mbi 5 vjet ne fushen e shitjeve dhe minimalisht 3 vjet Drejtim/Menaxhim
Te jete i/e orientuar ndaj shitjeve dhe me aftesi te mira negocimi.
Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi personal dhe fleksibilitet ne situata te vecanta.
Duhet te jene te gatshem te levizin jashte zyres, neper rrethe por edhe ne zonen e Ballkanit si dhe te punojne jashte orarit ne respektim te afateve


Detyrat Kryesore
Pergjegjes per zbatimin dhe menaxhimin e strategjive te shitjeve dhe arritjeve te objektivave.
Menaxhon klientet aktuale dhe kerkon klientet te rinj.
Drejton dhe menaxhon stafin e marketingut.
Pergjegjes per zbatimin dhe menaxhimin e fushatave te marketingut qe promovojne Kompanine dhe Produktet e saj.
Ndjek grafikat/ pjesen teknike te produktit.
Eshte gjithmone ne kerkim te menyrave te reja te shitjes.
Krijon ide per produkter te reja sipas kerkesave te tregut/klienteve
Perveç detyrave te mesiperme punonjesit do te kryeje edhe detyra te tjera funksionale, qe jane te lidhura me objektin kryesor te punes se tij.
Preferohen kandidate mbi 30 vjeç.

Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV ne adresen: centershqiptare1@gmail.com
Ju lutem percaktoni ne subjekt te email-it pozicionin per te cilin aplikoni.
 


Apply
Back
Top