• Tirane, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë-Retail

Qëllimi i punës:

Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë në manaxhim duke kryer ndjekjen në distancë në fazë të hershme dhe intensive të kredive si dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë konsumatore duke u fokusuar në negocimin me klientët.

P
ërgjegjësitë Kryesore


  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij/saj në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negocimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rinovime dhe/ose ristrukturime;
  2. Komunikon në distancë rregullisht nëpërmjet telefonit dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij/saj me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën e detyrimit;
  3. Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  4. Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose në raste të caktuara gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  5. Vlerëson situatën aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  6. Respekton politikën në fuqi për faljen e gjobave;
  7. Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  8. Raporton në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me rezultatet e arritura.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Minimumi 1 vit eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  3. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  4. Aftësi shumë të mira analitike;
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të provuara negocimi.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 10 Shkurt 2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top