• Tirane, ofroj vend pune CRM Junior, Rajoni Tirane

  • Objektivat Kyce

Te realizoje objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

  • Objektivat e Riskut Operacional


  1. Te kujdeset qe cdo tranaksion i regjistruar dhe cdo produkt i shitur nga CRM duhet te jete ne perputhje me procedurat e bankes te cilat normojne veprimtarine e saj.


  • Pergjegjesite KYC dhe AML


  1. Eshte pergjegjes per cilesine e te dhenave te klientit ne zbatim te parimit Njihni Klientin Tuaj;
  2. Zbaton me perpikmeri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit ;


  • Rolet & Pergjegjesite Kryesore


  1. Te perfaqesoje imazhin e Bankes OTP Albania, si pike kontakti midis klientit dhe bankes.
  2. Te menaxhoje marredheniet e bankes me klientet ne fushen e produkteve te kredive, depozitave, llogarive rrjedhese, trasfertave, kartave te kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe cdo produkt tjeter te ri te hedhur ne treg nga banka.
  3. Te mireprese çdo klient qe tregon interes per kredite duke e sqaruar e ndihmuar.
  4. Te grumbulloje dhe verifikoje informacionin rreth vertetesise se dokumentacionit te paraqitur nga klienti.
  5. Te beje vleresimin e situates ekonomike dhe financiare te aktivitetit te klientit.
  6. Te jape mendimin e tij te pavarur, ne formen e nje analize te shkruar bazuar ne manualin e Kreditit, per dhenien ose jo te huase.
  7. Te ndjeke, menaxhoje dhe te jete pergjegjes per kthimin e kredive brenda afatit.
  8. Te kujdeset per nenshkrimin e marreveshjeve te pagave.
  9. Te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e dosjes se kredise dhe te ruaje sekretin e cfaredo informacioni qe zoterojne per banken dhe klientet.


  • Kualifikime te Nevojshme


  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
  • Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Afati i fundit i aplikimeve: 2 Shkurt 2020
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/pozicione-vakante/crm-junior-rajoni-tirane/

 


Apply
Back
Top