• Tirane, ofroj vend pune Specialist Suporti per Shitjen e Degeve

  • Objektivat Kyce

Zhvillimi i aktivitetit komercial te bankes ne fushen e Retail Banking nen mbikqyrjen e menaxherit te Departamentit te Individeve.


  • Rolet & Pergjegjesite Kryesore


  1. Monitorim dhe analizim i aktivitetit komercial te rrjetit te degeve – ne distance dhe ne vend
  2. Ne bashkepunim me drejtorin rajonal duhet te perfshihet ne marredheniet komerciale me stafin, te ndjeke dhe monitoroje aktivitetin e tyre dhe rezultatet.
  3. Te nxisi dhe mbeshtesi rrjetin e degeve ne lidhje me aktivitetin komercial.
  4. Te hartoj plane per aktivitetin komercial ne bashkepunim me menaxherin e Departamentit.
  5. Te organizoje dhe te jape trajnime per shitjet, aftesite shitese dhe te tjera si keto qe jane te lidhura me aktivitetet komerciale dhe organizative ne rrjetin e degeve.
  6. Te marre pjese ne projekte qe kane lidhje me organizimin e burimeve njerezore ne dege me qellim rekrutimin dhe zhvillimin e karrieres ne rrjetin e degeve.
  7. Ne bashkepunim me menaxherin e departamentit te monitoroje deget bazuar ne raportet e auditit te brendshem.
  8. Ne bashkepunim me Departamentin e Marketingut te organizoje dhe ndjeke fushatat (lokale dhe kombetare) dhe sfidat e brendshme qe kane lidhje me produktet dhe sherbimet.
  9. Te monitoroje nese instruksionet dhe procedurat ndiqen ne menyre te regullt dhe nese eshte te nevojshme te propozoje modifikimin e tyre me qellim optimizimin e procesit.
  10. Te beje propozime per zhvillimin dhe permiresimin e karakteristikave dhe proceseve per te gjitha llojet e produkteve dhe sherbimeve.
  11. Te menaxhoje dhe te marre pjese ne projekte qe kane lidhje me qellimin e ativitetit.
  12. Te permbushe te gjitha detyrat e tjera te percaktuara nga menaxheri i Departamentit dhe qe kane lidhje direkt me aktivitetin e departamentit.


  • Kualifikime te Nevojshme


  1. Diplome Universitare ne Ekonomik
  2. Eksperience profesionale ne aktivitetin bankar – minimumi 4 vjet (preferohet ne fushen e organizimit komercal)
  3. Perdorim shume i mire i kompjuterit dhe programeve te paketes Office
  4. Te flase rrjedhshem anglisht
  5. Te kete aftesi komunikimi, komerciale dhe organizmi
  6. Te kete aftesi analitike


Afati i fundit i aplikimeve: 30 Janar 2020
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/pozicione-vakante/specialist-suporti-per-shitjen-per-rrjetin-e-degeve/
 


Apply
Back
Top