• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Shitjesh B2B

EPPC Albania kërkon një Specialist/e Shitjesh B2B për klientin e saj, i cili operon prej 25 vitesh në treg në sektorin e tregëtisë së materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Informon dhe prezanton tek klientët produktet dhe shërbimet që ofron kompania;
  • Dergon ofertat tek klientët sipas porosive përkatëse;
  • Ofron një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve, duke u siguruar në përbushjen e të gjitha nevojave të tyre;
  • Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar ekzekutimin me sukses të shitjeve bazuar në rregulloret dhe politikat e kompanisë;
  • Ndjek dhe adreson në sektorët përkatës, ankesat e klientëve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike;
  • Eksperiencë pune e mëparshme në shitje ose shërbim klienti, (eksperienca në fushën e materialeve elektrike përbën avantazh);
  • Të zoterojë mirë gjuhen Angleze;
  • Të njohë mirë Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe të punojë nën presion.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: [COLOR=#0000ff]h[/COLOR]ttps://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top