• Durres, ofroj vend pune Inxhinier hidroteknik

Kompania “Erjoni” sh.p.k kërkon të punësojë për : Inxhinier Hidroteknik pranë ‘Prestige Resort”, (Ish Mak –Albania) Mali i Robit ,Golem.

VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER HIDROTEKNIK


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


Inxhinieri Hidroteknik merret me realizimin e projekteve hidraulike dhe
supervizimin e tyre në objekt.
Ndjek ecurinë e punimeve Hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim
përfundimtar.
Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të
gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve
përkatëse në institucionet vendase.
Rishikon dhe harton koston e instalimeve Hidraulike duke përgatitur preventivin total.
Identifikon tregun e materialeve hidraulike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet
e tjera për mënyrën e përzgjedhjes.
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e
përgjithshëm të projektit.
Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
Realizon Projekt Instalime Kub/Kuz, Aspirim/Ventilim, Stacion pompash, Linja kryesore FU,
kanalizime/ MKZ.


EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”

Të ketë përfunduar masterin në Inxhinieri Hidroteknike.

EKSPERINCA:

Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet 1-3 vjet


AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:


  • Të ketë aftësi organizative;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Njohës i programeve si Autocad, Revit, SAAP;
  • Njohës i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
  • Te kete njohuri per realizim te Hidroizolimeve , të mureve nëntokë, tualete, llozha, tarraca etc;
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).

“Erjoni” sh.p.k, mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë pagese të kënaqshme.


Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@ihb-group.com.al , duke specifikuar në subjekt pozicionin “Inxhinier Hidroteknik”.
Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.



Cel. : 0682036680
 


Apply WhatsApp
Back
Top