• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Tring TV kërkon të plotesojë vendin vakant si më poshtë:

Pozicioni: Asistente Administrative

Departamenti: Ligjor dhe Rregullator

Raporton tek: Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Rregullator

Përshkrimi i Punës

Siguron mbështetje administrative për të gjitha departamentet dhe/ose menaxherët. Detyrat përfshijnë punën e përgjithshme dhe bazuar në kerkesa të departamenteve të ndryshme dhe/ose projekte.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Krijon dhe modifikon dokumentet duke përdorur Microsoft Office;
· Kryen detyra të përgjithshme, por pa u kufizuar në: fotokopjim, faksim, dërgim dhe dorëzim;
· Ruan kopje të dokumenteve dhe sistemit elektronik të arkivimit;
· Merr në dorëzim dhe shpërndan paketat e postës, njëkohësisht siguron marrjen e tyre në vendin e dërguar;
· Koordinon dhe mirëmban të dhënat për zyrën e personelit, telefonat dhe çelësat e zyrës;
· Regjistron dhe koordinon takimet dhe/ose konferencat;
· Mbështet stafin në punën e caktuar për projektet (Tenderat, Projekte te ndryshme etj.);
· Organizon dhe skedulon takimet;
· Planifikon takime dhe merr shenime të hollësishme për minutat e mbledhjeve;
· Shkruan dhe shpërndan e-maile, memo të korrespondencës, letra, fakse dhe forma;
· Ndihmon në përgatitjen e raporteve të planifikuara rregullisht;
· Zhvillon, regjistron dhe skanon sistemin e arkivimit dhe i ruan elektronikisht te dhenat;
· Ruan listat e kontakteve;
· Ofron mbështetje të përgjithshme për vizitorët;
· Komunikon me asistentë ekzekutivë dhe të lartë administrativë për të trajtuar kërkesat dhe pyetjet nga menaxherët e lartë;
· Detyra të tjera sipas urdhrit te eprorit dhe nevojave të kompanisë/departamenteve.


Kërkesat:

· Arsimimi: Diplomë universitare. Prioritet kanë kandidatët të cilët janë diplomuar në Drejtësi.

· Përvoja profesionale: Minimumi 1 vit përvojë relative


Aftësitë:

· Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe shkrim;
· Njohja e punës së pajisjeve të zyrës, si printera dhe makina faksi.
· Aftësi shumë të mira kompiuterike, në vecanti të paketës MS Office;
· Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe aftësi për të caktuar përparësi në punë;
· Kujdes ndaj detajeve dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve;
· Aftësi të forta organizative dhe i aftë për të kryer shumë detyra;
· I kujdesshëm ndaj detajeve;
· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.


Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresën hr@tring.tv

Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top