• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager (FMCG)

EPPC Albania kërkon një Brand Manager, për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në industrinë e importit dhe distribucionit në vend.


Përgjegjësitë kryesore :


· Përgatit planet vjetore të marketingut për marken/markat që ka në portofol;
· Zbaton planet dhe strategjitë e marketingut, në fushata print, web, social media, broadcast media, evente, fushata promocionale BTL, sponsorizime;
· Mbledh dhe analizon të dhëna për të kuptuar trendet e tregut dhe sjelljen e target audiencës së synuar të markës;
· Monitoron nivelin e stokut dhe koordinon porosinë e mallrave me furnizuesin dhe përgjegjësin logjistik duke siguruar rezerva optimale
· Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna; përgatit prezantimet e fushatave të marketingut për markat; analizon fushatat/aktivietet;

Kërkesat për këtë pozicion janë:


· Diplome Universitare në Ekonomi;
· Minimum 2 vite eksperiencë pune në pozicion Brand Marketing në industrinë e FMCG;
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
· Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze dhe italiane, të folur dhe të shkruar;
· Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e paketës Office.


Si të aplikoni :


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al
 
Back
Top