• Pozicion i hapur për Menaxher/e Projektesh

Pozicion i hapur për Menaxher/e Projektesh

Shoqata Together for Life (TFL) ka një pozicion të hapur për Menaxher/e Projektesh. Kërkohet një kandidat/e që është në gjendje të kontraktohet brenda janarit 2020.
Kandidati/ja do të trajnohet nga Menaxherja e Përgjithshme e organizatës në 2-3 javët e para të punës.


Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Organizata Together for Life (TFL) është themeluar në vitin 2009. Ka nisur fillimisht me projekte në gazetarinë investiguese.
Duke parë impaktin, synoi më tej të kishte më tepër ndikim në ecurinë e ndryshimeve në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut.
TFL sot përqendrohet në këto fusha: Shëndet e mirëqenie, Mjedis, Barazi gjinore, Të rinjtë, Transparencë dhe Media.
Projektet përqendrohen në këto fusha dhe implementimi i tyre përfshin aktivitete si seanca informuese, trajnime, seminare, edukim joformal, fushata visibiliteti në terren, anketime, raporte informuese,
publikime në media të printuara e elektronike etj.

TFL ka një staf të përbërë nga gazetarë, punonjës socialë, psikologë, juristë, financierë e dizenjues me eksperienca në institucione e organizata te ndryshme.
Donatoret tanë janë: Ambasada e Mbretërisë së Holandës, USAID, UNDP, UNWomen, Ambasada Zvicerane, Ambasada Amerikane, REC, Lëviz Albania, Olof Palme.


Përshkrimi i postit

Përgjigjet për drejtimin, zhvillimin e ecurinë e projekteve të organizatës dhe rezultatet e tyre.
Menaxherja/i e projekteve drejton një staf prej 5-6 vetash, i raporton drejtoreshës ekzekutive dhe është hallka me e rëndësishme mes stafit që koordinon dhe drejtoreshës,
punon ngushtë me financieren e pjesën tjetër të stafit në pozicione menaxhuese ose këshilluese.


Përgjegjësitë dhe detyrat


  • Ka përgjegjësi për ecurinë e përgjithshme të projekteve të organizatës dhe komunikim me donatorët e këtyre projekteve.
  • Koordinon e supervizon çdo ditë projektet e organizatës dhe ndjek sipas nevojës aktivitetet përkatëse të këtyre projekteve (fushatat, trajnimet, mbledhjet, etj).
  • Menaxhon stafin që koordinon e implementon projektet në zyrë ose terren e shërben si pikë lidhje mes tyre dhe drejtoreshës ekzekutive.
  • Siguron një rrjedhshmëri të punës dhe një komunikim të mirë të punonjësve nën vartësi dhe një klimë të mirë pune të stafit vartës. Aftëson ndjekjen e prioriteteve.
  • Siguron që projektet po implementohen siç është parashtruar e planifikuar në projektin e shkruar, në komunikim të ngushtë me donatorët dhe duke respektuar e buxhetin.
  • Siguron që projektet të japin rezultatet dhe produktet e parashikuara e që presin donatorët.
  • Merr përgjegjësi ose përpilon raportet semestrale dhe finale që mund të kërkohen nga donatorët.
  • Në rast nevoje ndihmon në shkrimin e projekteve dhe përpilimin e buxhetit, ose kontrollin e tyre.
  • Merr pjesë në procesin e rekrutimit të ekspertëve për projektet dhe të stafit, sipas nevojës.
  • Komunikon me donatorët dhe partnerët e mundshëm dhe merr pjesë në mbledhjet e sugjeruara prej tyre.
  • Merr pjesë në takime për krijimin e rrjeteve (networks) dhe në aktivitetet e partnerëve e donatorëve.
  • Ndihmon drejtoreshën ekzekutive në ndjekjen e takimeve lidhur me projektet e implementuara.
Kriteret e rekrutimit

  • Nivel universitar në Punë Sociale, Psikologji, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose fusha të tjera te ngjashme. (Preferencë do u jepet kandidatëve me nivel Masteri, me eksperiencë në menaxhim projekti).
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në menaxhim stafi e projektesh ne OJQ ose organizata te tjera dhe eksperiencë në marrëdhënie me disa partnerë e donatorë njëherësh.
  • Demonstrim pozitiv në planifikim, dirigjim e kontroll stafi e projekti.
  • Aftësi shumë të larta komunikuese e përshtatje e shpejtë me situata që mund të sjellin stres.
  • Nivel i avancuar i anglishtes së folur e të shkruar. Preferohen kandidatët që njohin më tepër se një gjuhë të huaj.
  • Nivel i avancuar në të shkruar, raportim etj, në anglisht dhe në shqip.
  • Të ketë njohuri të mira në shkrim projektesh. Do të konsiderohet avantazh nese kandidatja/i ka eksperience ne shkrim projektesh te Bashkimit Evropian.
  • Aftësi komunikuese e drejtuese të forta, për më tepër në drejtimin e një stafi. Aftësi në ndarje pune e vendosje prioritetesh.
  • Aftësi të mira në menaxhim kohe e përcaktim praktik të prioriteteve sipas projekteve të organizatës.
  • Garanci të qëndrojë në organizatë pa shkëputje të paktën 6 muaj. (Tremujori i parë do jetë tremujor prove për të dyja palët).
  • Nivel i avancuar analitik në situata konfliktuale dhe aftësi në zgjidhje konflikti.
  • Përpikmëri në oraret e punës dhe afatet kohore lidhur me projektet.
  • Nivel optimal i një përshtatjeje të shpejtë.
  • Fleksibilitet në orar (në rast aktivitetesh).
Koha e aplikimit
Afati i aplikimit: 30 nëntor 2019. Të interesuarit mund të na kontaktojnë sa më parë në adresën: info@togetherforlife.org.al , duke vendosur në titullin e emailit “Kandidaturë për postin Menaxher Projektesh”.
Dokumentet që kërkohen janë CV-ja dhe dy referenca (kontaktet) nga punësimet e mëparshme.

Ju lutemi të aplikoni vetëm nëse i plotësoni kriteret e kërkuara. Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret do të skualifikohen automatikisht.
 


Apply
Back
Top