• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh (M)

Orbico Grup eshte nje kompani e mirefillte distribucioni e pranishme ne 21 shtete ne Europen Juglindore. Pergjate ketyre 2 dekadave Orbico eshte shnderruar ne sinonimin e sherbimit te cilesise se larte dhe perfaqesuese e markave prestigjoze me sukses boteror.

Orbico shpk u themelua ne 2010 dhe qe atehere ka luajtur nje rol kyç ne fushen e distribucionit. Duke punuar me 9 principale dhe me shume se 60 brende, Orbico shpk synon qe te ofroje produkte teper cilesore dhe nje sherbim te perkryer duke ndihmuar konsumatorin ne nevojat e tyre te perditshme.

Orbico shpk ju ofron mundesine individeve dinamik dhe ambicioz per tu bere pjese e kesaj kompanie te rendesishme.


Aktualisht ne kemi nje vend vakant per : Agjent Shitjesh (M)



Detyrat dhe pergjegjesite:



  • Te frekuentoje rregullisht dyqanet e shitjes me pakice per shitjen e produkteve ne respektim te plote te rregullave strikte financiare te aprovuara nga kompania
  • Te kontriboje ne gjetjen e klienteve te rinj dhe mbajtjen korrekte te marredhenieve te bashkepunimit me ta
  • Eshte pergjegjes per suksesin e shitjeve te produkteve dhe mallrave te kompanise, per realizimin e plote te planit mujor/vjetor te shitjeve
  • Eshte pergjegjes per te informuar klientin per ofertat dhe kushtet e shitjes (specifikat e produktit, çmimet, zbritje, fushatat promovuese, koha e dorezimit, menyrat e pageses)
  • Percjell tek eprori te gjithe informacionin e rendesishem qe vjen nga tregu (gjendjen e tregut, nevoja per produkte te reja)
  • Eshte pergjegjes per te mbajtur ne rregull dhe paster automjetin e kompanise te perdorur per qellime bisnesi.
  • Eshte pergjegjes per mbledhjen dhe depozitimin e gjithe pagesave nga klientet konform rregullave strikte te vendosura nga kompania dhe rakordimin e rregullt ne marredhenie me klientet
  • Ndjek punen ne perputhje me te gjitha rregullat e pozicionit dhe udhezimet e dhena nga eprori
  • Kryen pune te tjera sipas rastit vetem nen urdherin e eprorit perkates.


Aftesite e kerkuara:

- Te kete perfunduar studimet Universitare
- Te kete aftesi te mira komunikimi, negociimi dhe shitjeje
- Te pershtatet ndaj ndryshimeve dhe i angazhuar per te marre informacion te vazhdueshem mbi risite
- Te kete aftesi per te manaxhuar konfliktet
- Te jete i orientuar drejt percaktimit dhe realizimit te qellimeve
- Te shfaqe nje etike te larte profesionale, integritet dhe ndershmeri
- Te kete experience te meparshme pune ne pozicione te ngjashme (1-2 vjet)
- Te kete leje drejtimi automjeti te Klasit B, dhe nje historik te paster te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor
- Njohja e gjuhes angleze do te perbente nje avantazh


Per te aplikuar per kete pozicion jeni te lutur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen: info.al@orbico.com, duke specifikuar pozicionin.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen
 


Apply
Back
Top