• Shqiperi, ofroj vend pune Export Menaxher per Europen Perendimore

Billa & Co Shpk, një kompani dinamike, me rritje vit pas viti në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të tjera të ndërtimit:
Kërkon kandidatë të kualifikuar për postin: Export Menaxher per Europën Perëndimore si: Angli, Holandë, Belgjikë, Francë, Gjermani, Austri, Zvicër, i cili duhet të plotesoje kriteret e mëposhtme:
Detyra specifike:

  • Kërkon dhe synon klientë të rinj, inicion planet e veprimit për të siguruar mundësi të reja për kompaninë.
  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar.
  • Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit.
  • Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë.
  • Kujdeset per brand-in e kompanisë në pikat e shitjes në export.
  • Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.
Aftësitë dhe kualifikime:
- Të ketë kryer studimet e larta, (preferohet në degët e Menaxhim Biznesi).
- Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë pune në shitje te njejtin profil.
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze,
- Avantazh përbëjnë njohjet e gjuhës: Gjermanisht dhe Frëngjisht.


Të tjera:

  • Aftësi shumë të mira prezantuese dhe kordinuese.
  • I orientuar ndaj zbatimit të afateve,
Ju ofrojme:
1. Një pagë shume interesante.
2. Një punë me perspektive afatgjate.
Kontakt:
Billa & Co shpk,
Autostrada Tirane-Durres, km.7.
Te interesuarit te dergojne CV-ne me fotografi ne adresen e e-mail:
info@billa.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top