• Tirane, ofroj vend pune Teknik Hidraulik

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Teknik Hidraulik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendodhja: TEG


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Tekniku Hidraulik në Departamentin Teknik në Qëndër Tregtare është përgjegjes për kryerjen e instalimeve, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemit hidraulik të qëndres në tërësi si dhe njësive të veçanta (dyqaneve) dhe zyrave.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Mirëmbajtja e sistemit të furnizimit me ujë sanitar.
  2. Mirëmbajta e sistemit të furnizimit me ujë nga puset.
  3. Mirëmbajtja e sistemit të impiantit të trajtimit të ujit.
  4. Mirëmbajtja e sistemit sprinkler dhe hidrant.
  5. Mirëmbajtja e sistemit të paneleve diellore.
  6. Mirëmbajtja sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujra shiu.
  7. Mirëmbajtja e pajisjeve dhe aksesoreve hidraulik.
  8. Mirëmbajtja e sistemit të vaditjes.
  9. Mirëmbajtja e sistemit hidraulik të kondicionimit.
  10. Të kontrollojë nivelin e ujit në depozitat për përdorim të brëndshëm dhe depozitat e sistemit sprinkler.
  11. Të kontrollojë gropën septike, ndarësin e papastertive, pusetat dhe sifonet e lavamaneve.
  12. Të kontrollojë nivelin e zbutesit të ujit dhe të hëdhë kripë nese duhet.
  13. Të kontrollojë dhomën e pompave për ndonjë anomali.
  14. Të kontrollojë filtrat e ujit në sistemin e pompave dhe të bëj pastrimin apo ndërrimin sipas nevojave.

Kërkesat e pozicionit të punës:
Edukimi:
- Preferohet Shkollë Teknike Profesionale ose Kurs kualifikimi në profil.
Eksperiencat e punës: Rreth 4-5 vjet në të njëjtin profil.

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri mbi Sistemet Hidraulike
  • Njohuri mbi sistemet e Zjarrit
  • Njohuri mbi sistemet Hidrant
  • Njohuri mbi sistemet HVAC
  • Kurs kualifikimi dhe çertifikate për punime hidraulike (përbën avantazh)

Aftësi të tjera:


  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”
Afati I dorëzimit: deri në dt. 28 Shkurt 2020
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top