• Sarande, ofroj vend pune Menaxher Mirëmbajtje

ATDG_Cover.jpg


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Menaxherit të Mirëmbajtjes

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kompanisë ATDG. Të jetë person dinamik dhe i aftë të ofroj shërbim në mënyrë korrekte.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:



  • Evidentimi i problemeve dhe përcaktimi i veprimeve të nevojshme për eleminimin e tyre;
  • Inspektimi i strukturave dhe realizimi i riparimeve të nevojshme;
  • Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre;
  • Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri;
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve elektroshtëpiake;
  • Përgatitja e planit të punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen;
  • Menaxhimi dhe kontrolli i i zbatimit të planit të punës;
  • Regjistrimi i të dhënave në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e bëra;
  • Hartimi i listave të furnizimeve me materjalet e nevojshme;
  • Ruajtja dhe kontrolli i inventarëve;
  • Mbikqyrja e punonjësve të mirëmbajtjes në kryerjen e detyrave të tyre (izolime, suvatime, lyerje, riparime të pajisjeve hidraulike, elektrike, si dhe sistemeve të lidhura me to);
  • Përgatitja e rregullores së sigurimit teknik, kontrollin dhe zbatimin e saj;
  • Supervizimi i stafit gjatë punës;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Diplomë Universitare në degën e Inxhinieri Ndërtimit përbën avantazh;
  • Eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe / ose në atë të mirëmbajtjes;
  • Të kenë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
  • Të kenë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës
  • Të kenë aftësi komunikuese me kolegët, stafin, klientët;
  • Të jenë të aftë të organizojnë punën në mënyrë individuale apo në grup;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të njohin paketën Microsoft Office;
  • Të jenë korrektë;
  • Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top