• Për Infermier - niveli Bachelor - Parapërgatitje tremujore në Gjermani

Ftesë: SHPREHJE INTERESI, pro 102

Për Infermier - niveli Bachelor
Programi: PËRSHTATJA E KUALIFIKIMIT DHE PUNËSIMI
në profesionin: “Përkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve”

ISI- International Studies Institute në partneritet me APPK- Agjensia e Përkrahjes së Punësimit Kosovë,
me porosi nga Akademia Frankenwarte Würzburg në Gjermani u japin mundësinë e punësimit disa kandidatëve nga Shqipëria për vitin 2020/2021,
për programin:
Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve” (Altenpflegefachkraft).

Programi është shumë i veçantë, me ofertat me të mira të mundëshme se çdo program i deritanishëm, pasi ofron parapërgatitje tremujore në Gjermani
(me të gjitha shpenzimet e mbuluara), dhe pastaj të gjitha mundësitë tjera në përshtatjen e profesionit (Anpassungsmaßnahme) me mundësi të punësimit të përhershëm.

Ky projekti i dedikohet të gjithë kandidatëve që:

  • Kanë të përfunduar studimet Bachelor në Infermieri;
  • Zotërojnë Licencë pune, apo janë në përfundim të saj;
  • Kanë njohuri të gjuhës Gjermane, apo janë të gatshëm të investojnë në mësimin e gjuhës Gjermane;
  • Në jetën e tyre profesionale, kanë synim dhe motivim për t’u punësuar në Gjermani

Me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë, për të gjitha këto masa, ISI në bashkëpunim me APPK, sikurse edhe në projektet e mëparshme, fton fillimisht të gjithë të interesuarit që të shprehin Interesimin e tyre duke dërguar një e-mail:

  • Në adresën: info@isi.al
  • Me subjekt: “Shprehje Interesimi, Pro 102
  • Afati Aplikimit është deri më: 30.10.2019 në ora 16.30.
Shprehja e interesimit pranohet vetëm përmes e-mail-it. Në e-mailin tuaj ju lutem bashkangjisni te plotësuar pjesën e formularit:

Shprehë interesimin tim për takime informuese- pro 102, me këto shënime:
Mbiemri
Emri
Datëlindjadd / mm / vvvv
Drejtimi i përfunduar i nivelit Bachelor
Viti i përfundimit i nivelit Bachelor
Niveli i njohjes se gjuhës Gjermane, aktuale
(vendose një X në fushën përkatëse)
0A1A2B1B2
Numri i telefonit

Ju mirëpresim, Stafi ISI dhe APPK



Cel. : 044316265
 


Contact
Back
Top