• Lushnje, ofroj vend pune Specialist Shërbim Klienti, Dega Lushnje

Siguron një eksperiencë të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke shpjeguar, mbështetur, këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proçeson aplikimet për produktin e kërkuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Siguron zbatimin, respektimin e politikave dhe proçedurave në fuqi lidhur me proçesin e administrimit të kredisë dhe veçanërisht disbursimin fizik të kredisë;
  2. Kryen rol kontrollues në disa hallka të proçesit të kredidhënies dhe në proçesin e mirëmbajtjes së kredisë;
  3. Përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për kredi në sistem dhe gjenerimin e kërkesës për kredinë për individë që vjen nga telefonatat;
  4. Siguron që klientët marrin informacion të plotë dhe cilësor lidhur me kredinë e tyre dhe me kushtet respektive duke shërbyer online; Kryen proçesin e rikonsilimit të balancës së arkës çdo fund dite/fillim dite;
  5. Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar çdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe proçedurave në fuqi;
  6. Informon klientët gjatë pagesave për kredinë mbi detyrimet e tyre aktive në sistem për të evituar krijimin e detyrimeve me vonesë për diferenca të vogla;
  7. Kryen disbursimin fizik të kredive në degë/agjenci, siguron verifikimin e të gjithë personave në kontratë me mjetet e identifikimit, plotësimin dhe firmosjen e të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga të gjithë palët sipas proçedurave dhe politikave në fuqi;
  8. Kryen lëvrimin e kredisë nëpermjet mjeteve monetare cash ose metodave te tjera te njohura dhe aprovuara nga NOA;
  9. Përgjegjës për sigurinë fizike të zyrës sipas proçedurave të Sigurisë në fuqi duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare;
  2. Preferueshëm 2 vjet eksperiencë në shërbim klienti;
  3. Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën;
  4. Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe proçedurat e kredidhënies;
  5. Aftësi shumë të mira të manaxhimit të të dhënave;
  6. Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh;
  7. Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal;
  8. Aftësi të shkëlqyera të punës në grup;
  9. Aftësi shumë të mira kompjuterike.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 9 Tetor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top